Thaçi i jep ‘Urdhrin e Lirisë’ presidentit Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e SHBA-së për lirinë e Kosovës, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një letër që i ka dërguar presidentit Trump, Thaçi e ka falënderuar liderin amerikan për arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje është përparim i rëndësisë së jashtëzakonshme për përmbylljen e konfliktit shekullor mes popujve tanë. Pas dekadash bllokade dhe stagnimi në negociata, falë udhëheqjes tuaj të guximshme e arritëm këtë marrëveshje historike”, ka shkruar Thaçi në letrën drejtuar Trumpit.

Thaçi e ka siguruar presidentin Trump se Kosova është e përgatitur që të kontribuojë për paqe dhe siguri në botë.

Thaçi ka thënë se arritja e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ndodhë vetëm nën udhëheqjen e SHBA-së.

“Po ashtu, jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për arritjen e një marrëveshjeje që zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe sjell njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Është më e qartë se kurrë, që kjo mund të arrihet vetëm nën udhëheqjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli juaj në këtë proces është jetik. Kosova është me të vërtetë e bekuar që gëzon mbështetjen tuaj të palëkundshme për përmbushjen e aspiratave të saj”, është shprehur Thaçi.

Presidenti Thaçi e ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën.

Vetë Trump, pas arritjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, paralajmëroi se do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në një të ardhme të afërt.

“Urdhri i Lirisë” është urdhri më i lartë shtetëror që ndahet për qytetarët e Kosovës dhe ata të huaj, për të vlerësuar kontributin e tyre të lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovës./REL

Të fundit

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Shtatë administratorë të njësive administrative në Bashkinë e Gjirokastrës kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë bashkisë, sipas të cilave...

A po vjen paqja e shumëpritur? Senatori amerikan jep shpresa: Po afron një “pikë kthese”

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në...

Lajme të tjera

Web TV