Komisariati i Elbasanit “bazë” për të ‘fshehur’ 9 armë pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në komisariatin e Elbasanit janë gjetur 9 armë pa leje dhe pa asnjë dokumentacion. Rasti i paprecedentë.

Nga të dhënat e para mësohet se në zyrën e shefit të rendit të këtij komisariati prej më shumë se 2 vitesh qëndronin armët pa leje.

Armët e gjetura nuk ishin të pajisura me asnjë procesverbal dhe nuk dihej origjina e tyre.

Mësohet se armët ishin automatike, model 56, dhe megjithëse “flinin” në zyrën e shefit të rendit prej kohësh nuk ishin pajisur me dokumentacionin siç e parashikon ligji për sendet e sekuestruara nga policia dhe nuk u ishte bërë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur në ngjarje kriminale apo jo.

Për këto armë “jetime” ishin vënë në dijeni edhe drejtuesit e komisariatit, por nuk ishte marrë asnjë masë. Para pak kohësh, shef rendi në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.

Për ngjarjen është vënë në dijeni edhe shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe është çelur një hetim I cili pritet të hedhe dritë mbi ngjarjen. /Fjala.al

Të fundit

“Është kolegia ime…”/ Banori i BBV 4 në proces divorci: Kam një vajzë të vogël

Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më...

Shenjat e horoskopit që nuk bëjnë kompromis me të vërtetën!

Nëse ka një gjë për të cilën nuk mund të dyshoni për dikë, kjo është e vërteta e tyre! Disa shenja, pra, njihen për...

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse!

Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës dhe PD-së sa i përket denoncimit të tenderit të...

Mbyllja e TikTok/ Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Tik Tok lidhur me vendimin për mbylljen e kësaj platforme. Rama thekson se ndalimi i Tik Tok për të...

Kjo është PD-ja…

Nga ARTUR AJAZI E mbani mënd kur ndërkombëtarët, europianët dhe amerikanët kërkonin në 1999, firmosjen e Mareveshjes së Rambujesë, mes ish-RFJ dhe Kosovës ? Një...

Lajme të tjera

Web TV