Aplikacionet WeChat dhe TikTok nuk do shkarkohen më në Amerikë, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti amerikan i Tregtisë tha se do t’i ndalojë njerëzit në Shtetet e Bashkuara që të shkarkojnë aplikacionet WeChat dhe TikTok që janë nën pronësi të firmave kineze, duke filluar nga 20 shtatori.

Zyrtarët e këtij departamenti thanë se ndalimi i shkarkimit të TikTok-ut ka ende mundësi të kthehet mbrapsht nga Presidenti Donald Trump para se të hyjë në fuqi të dielën, ndërsa kompania që e ka në pronësi, ByteDance, vazhdon përpjekjet për të realizuar një marrëveshje lidhur me të ardhmen e operacioneve të saj në Shtetet e Bashkuara.

ByteDance është në bisedime me korporatën Oracle dhe kompani të tjera për të krijuar një kompani të re, TikTok Global, që synon t’u japë përgjigje shqetësimeve amerikane lidhur me sigirinë e të dhënave të përdoruesve. ByteDance gjithsesi do të ketë nevojë për miratimin e Presidentit Trump për të hequr ndalimin në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e Departamentit të Tregtisë thanë nuk do të ndalojnë transaksione të mëtejshme teknike për TikTok-un deri më 12 nëntor, gjë që i jep kompanisë më shumë kohë për një marrëveshje të mundshme për operacionet në Shtetet e Bashkuara.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV