Bojkoti Superligës jehonë në mediat ndërkombëtare: Kaos në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë.

Media prestigjoze italiane, “Tuttosport” sot ka publikuar një artikull të plotë ku pasqyrohet në detaje situata e krijuar pas bojkotit të kampionatit.

Me një titull të fortë, kaos në Shqipëri, futbolli në grevë kundër Qeverisë, “Tuttosport” ka dashur të informojë opinionin publik italian mbi atë që po ndodh sot në futbollin shqiptar.

Më poshtë artikulli i plotë i Tuttosport:

Kaos në Shqipëri!
Futbolli në grevë kundër Qeverisë. 9 Presidentë nga 10 bojkotojnë kampionatin

Një bojkot total, ai që është duke u kryer nga Presidentët e Super Ligës shqiptare, ekuivalentja e Serie A italiane, të cilët kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin në shenjë proteste kundër Qeverisë që nuk ka aprovuar një ligj sporti i cili të jetë në gjëndje të kënaqë kërkesat e klubeve dhe mbi të gjitha, të mbajë premtimet e vetë qeverisë të cilat janë shprehur nga Kryeministri në marsin e vitit të shkuar: deri më tani nuk janë luajtur dy javë kampionati.

Gjithçka ka nisur pas arritjes historike të futbollit shqiptar, kualifikimin e parë dhe të vetëm në finalet e EURO 2016. Federata dhe klubet përpiluan një listë me kërkesa për modifikime në ligje me natyrë financiare dhe fiskale. Këto kërkesa i janë dërguar në rrugë zyrtare Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, por nuk kanë marrë kurrë një përgjigje.

Ndër kërkesat e tyre kryesore janë miratimi i një ligji sponsorizimi, reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6%, fshirja e gjobave nga detyrimet tatimore dhe zgjatja e përjashtimit nga tatim fitimi për lojtarët deri në 10 vite.

Në marsin e vitit 2019, Kryeministri shqiptar Edi Rama, së bashku me ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij, në një tryezë me Federatën dhe drejtuesit e klubeve premtuan që brenda 100 ditëve të gjithë kërkesat do të miratoheshin në Parlament, i cili përbëhet nga një mazhorancë socialiste dhe qeverisëse.

Lexo edhe :  FSHF organizon mbrëmjen gala ‘Topi i Artë 2024’, ja cilët janë të nominuarit

Por nga ai moment nuk ka ardhur asnjë përgjigje, deri në pikën që në fillim të muajit gusht 9 nga 10 presidentët e klubeve shqiptare (në fillim mungoi firma e Presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, që firmosi një ditë më vonë) të bojkotojnë fillimin e sezonit të ri.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, që është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka shprehur keqardhjen e tij për bojkotin e kampionatit, por ka përsëritur se kërkesat e klubeve janë të drejta dhe janë çuar përpara për të ndihmuar zhvillimin e futbollit.

Nuk është një rastësi që UEFA nuk ka ndikuar te Federata e cila, e mbështetur nga opinionin publik shqiptar, pret përgjigjen dhe reflektimin e qeverisë.

Të fundit

Rama-popullit hebre: Shqipëria, gjithmonë shtëpia juaj. Ejani investoni!

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke i thënë popullit hebre se Shqipëria do...

Ikën Lajçak, Peter Sorensen konfirmohet si i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun për...

Berisha zbulon detaje nga vizita që do zhvillojë në Gjermani

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi më shumë rreth vizitës që do të zhvillojë në Gjermani. “Jam i ftuar...

“Squid Game”. Sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?

Që nga momenti kur “Squid Game” pushtoi botën, një pyetje ka përndjekur miliona shikues: A është kjo seri e bazuar në një histori të...

Kë mbështet SHBA në Shqipëri?

Nga ARTUR AJAZI Ata që mbajnë shpresën se, SHBA mbështesin “këtë apo atë krah politik në Shqipëri”, e kanë komplet gabim. SHBA, mbështet në çdo...

Lajme të tjera

Web TV