Njihuni me tre futbollistët më të shtrenjtë të fanellës kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre nga lojtarët më të shtrenjtë të kombëtare shqiptare te futbollit luajnë për Serinë A.

Portieri i Lacios Thomas Strakosha, mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj dhe mbrojtësi i qendrës së Atalantës Berat Gjimshiti kushtojnë më shumë se të gjithë futbollistët e tjerë.

Thomas Strakosha
Portieri i Lacios, Thomas Strakosha është lojtari më i paguar i kombëtares shqiptare të futbollit. Strakosha vlen plot 25 milionë euro ku duhet theksuar se është edhe vlera më e lartë e tij gjatë gjithë kohës që aktivizohet si lojtar profesionist.

 

Rojtari i portës së klubit italian është një ndër më të vlerësuarit së fundmi nga mediet vendase. Strakosha është përzgjedhur disa herë me radhë në treshen e portierëve më të mirë që luajnë për Serinë A, kampionati më i madh i futbollit në Itali.

Vlera më e ulët e Thomas Strakoshës ka qenë me klubin e të rinjve të Lacios, ku kartoni i portierit vlente 75 mijë euro.


Elseid Hysaj
Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares, Elseid Hysaj mban vendin e dytë si futbollit me vlerën më të lartë që aktivizohet te përfaqësuesja.

Kartoni i Hysaj vlen plot 18 milionë euro, shifër kjo që ka pësuar një rënie të theksuar nga koha kur shkodrani kishte pikun e tij. Shifra më e lartë që ka prekur lojtari i Napolit ka qenë 25 milionë euro, që është e barabartë me vlerën më të lartë deri më tani edhe të Strakoshës.
Performanca jo shumë e lakmueshme e Hysajt kohët e fundit dhe minutazhi i munguar, duket se kanë ndikuar shumë në çmimin e kartonit të lojtarit shqiptar.

Ndërsa, çmimin më të ulët e ka pasur në vitin 2011, kohë kur aktivizohej me Empoli Primavera dhe blerja e mbrojtësit kushtonte vetëm 50 mijë euro.

Lexo edhe :  Granit Xhaka "tradhton" Milanin, po transferohet te një tjetër ekip italian

Berat Djimsiti
Top treshja e lojtarëve me vlerën më të lartë që aktivizohen në Kombëtare plotësohet nga mbrojtësi i qendrës, Berat Djimsiti. Kartoni i Djimsitit kap vlerën e plot 10 milionë eurove, që është edhe shifra më e lartë me të cilën është vlerësuar deri më tani kartoni i mbrojtësit.
Mbrojtësi aktualisht aktivizohet me klubin italian të Atalantës dhe duket se ai luan rol të rëndësishëm aty.

Kartoni i Djimsitit ka pasur vlerën më të ulët në vitin 2011 në kohën kur mbrojtësi aktivizohej me klubin e FC Zurich U18 dhe në atë kohë ai kapte shifrën e 50 mijë eurove.

Mbrojtësi është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Atalantës dhe duket se drejtuesit e kësaj skuadre nuk e duan largimin lojtarit me asnjë kusht.


/Përgatiti: Katerina Tafa /Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV