Atentati në Vlorë/ Brenda makinës së djegur gjendet një kallashnikov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje zbardhen për ngjarjen e rëndë që tronditi sonte qytetin bregdetar të Vlorës. Në atentatin me armë zjarri mbetën të plagosur dy persona.

Dy orë pas atentatit, u gjet e shkrumbuar një makinë tip “Benz A-Class”, që dyshohet se është përdorur nga autorët për plagosjen e dyfishtë të kunetërve Nikollaq dhe Ronald Çepaj.

Mjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht, ndërsa në bagazhin e tij është gjetur dhe një armë tip kallashnikov, që dyshohet se është përdorur për plagosjen.

Ndërkohë, mjeti i djegur është gjetur në një rrugë të fshehtë, tip labirinthi, dhe që është shumë e vështirë për t’u futur, autorët janë detyruar të përfundojnë aty, për shkak se janë ndjekur nga policia, pasi plani i tyre dyshohet se ka qenë ndryshe.

Për kapjen e autorëve, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin, si dhe kanë shkuar forca të tjera me qen. /Fjala.al

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV