Prej 4 shtatorit Kosova njihet edhe nga Izraeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, deklaroi se nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë tashmë një gjë të tillë duke filluar prej  4 shtatorit.

Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

“Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në Uashington. Ne nuk kemi qenë pjesë e atij takimi. Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shtetetve të Bashkuara.

Kryeministri ynë [Benjamin Netanyahu] e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës”, ka thënë Vilan për televizionin N1 në Serbi.

Vilan tha se kur ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takimin inaugurues, ata kanë folur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Serbisë.

I pyetur se si e ka komentuar Vuçiq njohjen e Kosovës nga Izraeli, Vilan tha se “kjo nuk është diçka me të cilën Vuçiq është i kënaqur”.

“Por, Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiq do ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javësh e gjysmë në Uashington”,ka  thënë ambasadori.

Në pyetjen se si e komenton faktin që Serbia, me marrëveshjen e nënshkruar nëWashington, është pajtuar ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, Vilan tha se ky është një lajm i mirë”.

Ai po ashtu tha se ka takuar homologun e tij palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, i cili më herët ka shfaqur shpresën se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem.

Lexo edhe :  Nuk ka paqe në horizont! Rusia sulmon me dron autobusin në Ukrainë, 9 civilë humbën jetën

Vilan tha se takimi me Nabhanin ka qenë “i dobishëm” dhe se “këtu nuk ka asnjë mosmarrëveshje me të”.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Tri ditë pas marrëveshjes në Uashington, Brukseli ka paralajmëruar se “çdo hap diplomatik, që mund të vërë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE-së për Jerusalemin, është shqetësues”.

Statusi i Jerusalemit është një çështje e diskutueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe, në bazë të atij vendimi, kanë bartur ambasadën në Jerusalem.

Megjithatë, pak shtete – nga Bashkimi Evropian asnjë – e kanë ndjekur një hap të tillë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që kanë sjellë në ekonominë globale. Ja lista...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovision: Pikët shpërndahen sipas pasaportës

Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij...

Lajme të tjera

Web TV