Negociatat e qeverisë me Ligën e Futbollit, Ylli: Bojktoti të ndërpritet dhe të diskutojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë mbyllur pa sukses negociatat  mes deputetit të PS, Fidel Zllit dhe Ligës së Futbollit.

Ylli nuk ka mundur të bindë Superligën t’i  japë fund bojkotit, megjithatë deputeti është shprehur që është vullneti i kryeministri dhe qeverisë që të plotësohen kërkesat e Ligës së Futbollit.

Gjithmonë do të ketë debate, pra do të ketë zgjidhje. Është vullneti i kryeministrit dhe qeverisë, që ne kërkesat e Ligës t’i plotësojmë. Nuk mund të them, se do realizohen 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhet të flasim. Nga Liga ata duan të vazhdojnë bojkotin. Unë thash se nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojkoti.

Duhet të vazhdohet kampionati dhe të jeni të bindur se unë nuk jam këtu si Fidel, por si i dërguar i kryeministrit. Nisni kampionatin dhe shumë shpejt do të jemi në zyrtar e kryeministrit. Takimi për mendimin tim ishte i frytshëm, kishte debate por jo aq të forta, pasi unë jam njeri i sportit. Është ministria e financave që do japë listën financiare. Këtë bojkot e bën Liga, por vendimet që do marrim do jetë për të gjithë sportin. Sporti do të futet në rrugën e drejtë, ne në ligjin e sportit e kemi bërë si europianët, të jetë shoqëri aksioner, nuk mund të varet nga bashkia. Kjo reformë do të përmbyllet me shtimin e buxheteve, ët cilat do të dyfishohen për sportin. Qeveria ka qenë që në ditën e parë një hap para. Qeveria që në ditën e parë e gatshëm për një zgjidhje. Ata kanë të drejtë të bojkotojnë, ne do ecim shumë shpejt për të realizuar kërkesat. Por nëse fillon kampionati të luhet, atmosfera te kryeministri do të jetë më pozitive për të realizuar këto pikë, pavarësisht axhendës të ngarkuar”, u shpreh Fidel Ylli./Jo.Be.Fjala.al

Të fundit

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve...

Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo Schifrin. Autori i temës së famshme të filmit...

Uraniumi iranian i shpëtoi sulmeve! Ajatollahët e fshehën në laboratorë të rinj sekretë

Dyshimet janë kthyer në siguri. Thesari radioaktiv i ajatollahëve – plot 408.6 kilogramë uranium i pasuruar në nivelin 60 për qind, pra shumë pranë...

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 27 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84.5 lekë. Euro do të...

Sektori i bujqësisë në tkurrje për të pestin vit! Si po ndikon në ekonominë e vendit

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë. Të...

Lajme të tjera

Web TV