Ish-kryetarja e Fressh, Joleza Koka ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku tregon sesi ka ndryshuar një nga kryeqytetet më të mëdha në botë, Londra nga viti 2006 deri në vitin 2020. Në foto dallohet qartë që është rritur ndjeshëm numri i ndërtesave në krahasim me vitin 2006. Madje bie në sy që ndërtesat e reja të ndëtuara vitet e fundit në Londër, janë gjigante në krahasim me ato të mëparshmet. Koka ka bërë këtë krahasim për t’ju përgjigjur kritikëvë në kryeqytet që akuzojnë Bashkinë për ndërtesat e reja vitet e fundit.
“Nuk e di si ka nisur lufta kundra ndërtimit këtu tek ne, por di që është e gabuar”, shkruan ajo ndër të tjera.
Postimi i plotë:
“Shikoni si ka ndryshuar Londra nga viti 2006 në 2020 nëpërmjet këtyre fotove ajrore. Qytete që ne imagjinojmë se kanë përfunduar së ndërtuari vazhdojnë të zhvillohen çdo ditë me shpejtësi. Nuk e di si ka nisur lufta kundra ndërtimit këtu tek ne, por di që është e gabuar.”, shkruan ajo.
Pa.Va/Fjala.al