Gazetari për pak sa nuk i bën gjëmën Macronit, e arreston policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetar është arrestuar nga policia franceze. Gazetari Taha Bouhafs për pak sa nuk i ka bërë gjëmën presidentit francez, Emanuele Macron, kur francezët po protestojnë ndaj reformave të tij.

Gazetari u arrestua për faktin se ai tregoi vendndodhjen e presidentit Macron, duke vendosur në rrezik edhe jetën e kreut të shtetit francez.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari shkroi se Macron ndodhej në një teatër në Paris, ku më pas u tubuan dhjetëra protestues. “Ndodhem në tetarin ‘Bouffes du Nord’. Tri radhë pas presidentit të Francës. Disa protestues janë këtu dhe po i ftojnë të gjithë këtu. Përgatitjet janë duke u zhvilluar. Sonte mund të ketë ndonjë ngjarje”, shkroi Bouhafs.

Një grup protestuesish më pas u mblodhën para teatrit pasi u publikuan informacione në mediat sociale se presidenti Macron ishte brenda teatrit Bouffes du Nord në Paris.Forcat franceze të sigurisë evakuuan presidentin e vendit Emmanuel Macron nga teatri për shkak të tentativës së protestuesve antiqeveritarë për të hyrë brenda.Plani i shpallur i qeverisë për reformën e pensioneve në Francë ka shkaktuar protesta dhe greva që nga 5 dhjetori i vitit të kaluar./Fjala.al/

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV