Përfundon pjesa e parë e takimit Tirana-Flamurtari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot po zhvillohet ndeshja Tirana-Flamurtari, e cila është është e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin 0-0. Gjatë ndeshjes është vënë re se pjesa më e madhe e lojës është luajtur në gjysmë fushën e vlonjatëve.

Skuadra e Tiranës pati raste të shumta por asnjë prej tyre nuk u finalizua me topin në rrjetë. Bardheblutë të cilët aktualisht ndodhen në vendin e shtatë e kanë të nevojshme fitoren në mënyrë që ti shpëtojnë rrezikut.

Flamurtari nga ana tjetër renditet në vendin e fundit dhe kjo performancë e rrezikon që të bjerë nga kategoria.
Në pjesën e parë të takimit vihet re se lojtari më aktiv i Flamurtarit ishte Ardit Hoxhaj, ndërsa te Tirana Gent Halili dhe Albi Doka duket se po jepnin më shumë rezultat në ndeshje.

Duhet theksuar se edhe portierët Ilion Lika dhe Shpëtim Moçka patën performancë të mirë, duke pritur disa goditje të njëpasnjëshme./Fjala.al

 

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Lajme të tjera

Web TV