Zbardhet vendimi, shkaku pse u shkarkua Luan Daci 13 vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 27 dhjetor të vitit 1997 Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi nga detyra Luan Dacin, për shkak të shkeljes së vendimit për shpërndarjen e firmës piramidale “Xhaferri”. Pasi u shkakrkua nga detyra në atë kohë Daci së bashku me krerët e PD-së organizoi grevë urie në ambientet e gjykatës, duke penguar veprimtaritë gjyqësore.

Fsheja e vendimit për shpërndarjen e ish fondacionit piramidal “Xhferri”, për 6 muaj me rradhë është shkaku që SPAK ka marrë si të pandehur Anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit Luan Daci.

Këtë fakt Daci e fshehu teksa kandidoi për t’u bërë pjesë e institucioneve të vetingut rreth 3 vite më parë. Më 27 dhjetor të vitit 1997 Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi shkarkimin e Dacit me motivin “shkelje e rëndë në detyrë”.

Gjithashtu Luan Daci akuzohet për një sërë shkeljesh të tjera flagrante të ligjit, siç është organizimi i një greve urie së bashku me krerët e PD-së së kohës, Genc Pollo, Azem Hajdari dhe Shamban Memia në ambientet e gjykatës duke penguar veprimtaritë gjyqësore.

Më 20 maj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi se Daci ishte marrë i pandehur për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së.

Në shkallën e parë, kërkesa kërkesa e SPAK u pranua, por më 5 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit, rrëzoi pretendimet e institucionit të akuzës, me argumentin se në procesin e aplikimit për një post në institucionet e vetingut nga Daci, nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit.

Por, prokurorët e SPAK i bënë rekurs vendimit. Disa ditë më parë Gjykata e Lartë pranoi një rekurs të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për masën e sigurisë ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore. Marrë nga “Fjala TV”

Lexo edhe :  Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

La.Mi/Fjala.al

 

Të fundit

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

Lajme të tjera

Web TV