Afati/ Bashkia e Pogradecit përjashton nga taksat, baret dhe restorantet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia Pogradec me vendim këshilli bashkiak përjashton nga tarifat për hapësirat publike baret, pra të gjithë baret dhe restorantet që operojnë me tavolina jashtë nuk do të paguajnë taksa për periudhën Shtator-Tetor-Nëntor-Dhjetor 2020.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se të gjitha baret dhe restorantet që në hapësirë publike vendosin tavolina dhe karrige jashtë për 4 muajt në vijim filluar nga shtatori dhe deri në fund të dhjetorit s’do e paguajnë taksën.

Kjo vlen vetëm për territorin e Bashkisë Pogradec dhe synohet që pas sezonit veror t’u vijë në ndihmë bareve dhe lokaleve.

Kjo kërkesë ka ardhur për shkak se bizneset paguajnë taksat për pjesën e brendshme të lokalit e cila që prej rihapjes, nuk është më e shfrytëzueshme për shkak të protokollit të sigurisë në kuadër të masave anti-Covid.

Nisma lehtëson bizneset pas reduktimit të numrit të turistëve me përfundimin e sezonit veror. Ky vit solli mjaft vështirësi për këtë sektor për shkak të pandemisë së koronavirusit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë. Zhegrova pritet...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

Lajme të tjera

Web TV