Basha vjen me program kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja, Jorida Tabaku beson se programi që po harton partia e Lulzim Bashës do të luftojë korrupsionin dhe do të rimëkëmbë Shqipërinë.

Sipas Tabakut, Partia Demokratike në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë kanë hartuar një program, i cili synon ta kthejë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja.

Është një proces që ka kohë që ka nisur dhe nuk do të ndalojë pavarësisht nëqëoftëse kemi një dokument të përfunduar apo jo. Politika fiskale e PD-së nuk ka asnjë ndryshim dhe as një dyshim që do të jetë taksa e sheshtë. Nuk ka absolutisht asnjë kompromis për këtë sepse ne besojmë në filozofinë e taksës së sheshtë dhe përfitimet që do të ketë për të gjithë grupet e ndryshme nga qytetarët e thjeshtë te biznesi”,  shprehet Tabaku.

Sipas saj, kjo do krijojë një klimë të favorshme ekonomike.

Kjo është shoqëruar dhe me një plan të veçantë për nxitjen e investimeve të huaja për ta bërë Shqipërinë vendin më atraktiv për të nisur dhe për të mbajtur një biznes. E gjitha kjo është në shërbim të punësimit, uljes së varfërisë, rritjes së konsumit. E gjitha kjo lidhet me idenë që ka PD për ta bërë Shqipërinë vendin më atraktiv dhe më konkurrues në rajon”, shpjegon Tabaku./Fjala.al/

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV