Meta hap garën për të zëvendësuar Besnik Imerajn në Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Parlamentit dhe presidenti Ilir Meta është në lëvizje duke rihapur procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i shtetit bëri të ditur sot se ka rihapur garën për një vendin anëtar në Gjykatën Kushtetuese, duke pranuar thirrjen e ambasadores amerikane Yuri Kim që institucionet të gjejnë zgjidhje praktike për vakancat në gjykatë.

Në këtë dekret, presidenti vendosi; Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

“Në mbështetje të neneve 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi vlerësova njoftimin nr. 268 prot., datë 18.09.2020 dhe Vendimin nr. 29, datë 16.09.2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, administruar me nr. 3188 prot., datë 21.09.2020, nëpërmjet të cilit KED-ja ka vendosur njoftimin e Presidentit të Republikës për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme e shpallur fillimisht nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, rishpallur me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, për shkak se në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga KED-ja, rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant aktualisht nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë, Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj” thuhet në dekret.

Lexo edhe :  Aksident me vdekje në Shkodër, i riu përplas me makinë të moshuarin

Besnik Imeraj, prej prillit 2013 ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjërisht mandati i tij mbaronte në prill të vitit 2022, por ai vendosi të largohet 4 vite para mbarimit të mandatit në këtë gjykatë, duke dhënë dorëheqjen para nisjes së procesit të vettingut, konkretisht në fund të janarit të 2018./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV