Miratohet paketa për parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë ka miratuar paketën për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Paketa përfshin ndryshime në rregulloren “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, rregulloren “Për mbikëqyrjen e konsoliduar” dhe rregulloren “Për mbikëqyrjen e transaksioneve bankare në rrugë elektronike”. Ndryshimet e këtyre rregulloreve synojnë sigurimin e konsistencës me dispozitat e reja dhe të ndryshuara të ligjit 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, si dhe plotësimin e paketës së ndryshimeve rregullative në kuadër të angazhimeve të Bankës së Shqipërisë, për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të Moneyval, gjatë Raundit V të vlerësimit për Shqipërinë”, thuhet në vendimin e Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë në mbledhjen e saj vendosi gjithashtu mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 1.0%, si dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 1.9%.

Të fundit

Krijoi një nga patentat më të mëdha të prodhimit të makinave, ndërron jetë Osamu Suzuki

Osamu Suzuki, ish-drejtori i Suzuki Motor Corporation, ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjeve, në moshën 94-vjeçare. Njoftimi për vdekjen...

Festat e fundvitit/Spiropali bën bilancin: 2024, një vit sfidash dhe progresi drejt BE-së

Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh për gjithë qytetarët shqiptarë, teksa ka bërë...

Shqipëria në arenën ndërkombëtare/ Çfarë pritet të ndodhë në 2025

Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë...

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i qepës

Qepa, një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare e cila përtej ndjesisë së djegies ka edhe shumë vlera ushqyese. Më poshtë kemi listuar përfitimet...

Lija e majmunit, Shqipëria “e pastër”/ ISHP: Nuk ka asnjë rast të dyshuar

Në Shqipëri nuk ka të dyshuar për linë e majmunit. Por pas konfirmimit të rastit të parë në Kosovë  Instituti i Shëndetit Publik  ka...

Lajme të tjera

Web TV