Shndërrimi i frikshëm i ish-yllit të NBA-së, nga 16 milionë € në vit, në lypës për ta fituar bukën e gojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dikur jetonte si mbret, kishte pothuajse gjithçka, por tani ka përfunduar në lypës për ta fituar bukën e gojës. I tillë është rasti i ish-basketbollistit të NBA-së, Delonti Uest. Shumica e sportistëve nëpër botë, fitojnë miliona gjatë karrierës dhe jetojnë si në përralla, me pushime luksoze dhe blerje të gjërave të ndryshme.

Por kjo nuk është gjithmonë e sigurt, pasi një numër i madh i tyre, pas fundit të karrierës, nuk përfundojnë mirë. I tillë është rasti i ish-yllit të NBA-së, Delonti Uest. Ish basketbollisti i Boston Sëlltiks, Klivlend Kavaliirs dhe Dallas Maveriks, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës pas disa pamjeve të publikuara së fundmi.

Ai ka përfunduar në rrugë, duke kërkuar lëmoshë për të fituar bukën e gojës, ndërsa dikur fitonte të paktën 16 milionë euro në sezon. Dikur Uesti luante me legjendën LëBron Xhejms tek Klivlend Kavaliirs. Ai luajti 432 ndeshje për disa ekipe në ligën më të fortë në botë, NBA nga viti 2004, deri në vitin 2012, kur i dha fund karrierës.

Më pas, Uesti nuk kishte më në llogaritë e tij milionat që i fitonte çdo sezon dhe pas një keqmenaxhimi dhe problemeve mendore, ai tani ka përfunduar në lypës dhe është i pastrehë.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Lajme të tjera

Web TV