MSH: Rritet numri i të shëruarve, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave rreth Covid-19. Fillimisht ishte ministrja Manastirliu ajo që dha lajmin e mirë se ditën e sotme janë shëruar 100 persona.

Kështu numri i të shëruarve ka arritur 7239 që nga fillimi i pandemisë. Lajmi tjetër i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë humbje jete. Ndërkohë, nga 852 teste të kryera, 134 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.


Deklarata e plotë e Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ju lutemi mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura, si armët e vetme në betejën me SARSCOV2.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:
61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Lexo edhe :  Peshëngritësi Pirro Dhima pagëzon vajzën e tij, jehonë në mediat greke

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)
Testime totale 83103
Raste pozitive 12921
Raste të shëruara 7239
Raste Aktive 5312
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2630
Durrës 576
Shkodër 380
Lezhë 302
Elbasan 300
Korçë 250
Fier 246
Vlorë 195
Kukës 154
Berat 108
Dibër 90
Gjirokastër 81
Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV