Bledi Çuçi: Jap dorëheqjen nëse raporti i UN nuk shkruan që Shqipëria ka ritme të ulëta për largime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga problemet më të rënda të Shqipërisë së viteve të fundit është largimi masiv i njerëzve.  Sipas OKB në 30 vjet janë larguar 1 milion e 20 mijë qytetarë shqiptarë. Por sipas ministrit Bledi Çuçi dhe njëherësh anëtar i kryesisë së PS tha se kjo është shifra  nga më të ulëtat në krahasim më shumë vende të tjera. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, ministri Çuçi bëri edhe një betim:  Jap dorëheqjen nga ministër  nëse raporti i Kombeve të Bashkuara nuk është kështu siç them unë.

 

-Janë larguar 300 mijë shqiptarë 10 vitet e fundit.

-Jo s’janë larguar. E  ke parë raportin e UN ? E pe sa shqiptarë kanë ikur gjithësej? Kanë ikur shumë. E ke parë ku ka qenë fluksi më i madh i lëvizjes së shqiptarëve? E di ti sa rumunë lëvizin në muaj? E di ti sa polakë lëvizin? Vetëm në 2018 kanë ikur 1 milion e 100 mijë polakë në Angli.

-Seriozisht e ke këtë? Justifikim është ky?

-Ka një raport të UN të para disa muajsh ku jep një pasqyrë shumë të qartë me statistika për lëvizjen e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, dhe del shumë qartë që fluksi më i madh i lëvizjeve ka qenë midis 1998 dhe 2003, dhe është fluksi nga më të ultët në këto vitet e fundit. Merr raportin e UN dhe shikoje. Raporti i Kombeve të Bashkuara për lëvizjen e popullsisë në gjithë botën ka fluksin e lëvizjes së shqiptarëve në 25 apo 30 vite nuk e mbaj mend. Unë jap dorëheqjen tani nëse nuk është ashtu siç them unë. Që nuk janë këto vitet më të këqia të lëvizjes së shqiptarëve. Në vend tani ta jap dorëheqjen. Referojuni raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara.

E para është referenca dhe e dyta është që po, njerëzit do ikin. Njerëzit janë në kërkim të një jete më të mirë. Është nëj fenomen që ndodh në gjithë botën./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Lajme të tjera

Web TV