Mundet 0-2 në Polonia përballë Legias së Varshavës, me dy gola të pësuar në pjesën e parë. Ka qenë një ditë “jo” e enjtja për dy ekipet shqiptare që zbritën në fushën e blertë në takimet e vlefshme për turin e 3-të të Ligës së Evropës, sepse, pasi Shkëndija e Tetovës është mundur 1-3 në Shkup përballë Totenhemit, edhe kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, është eliminuar nga veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit.
Ajo mund me rezultatin 0-2 në fushë të huaj përballë Legias së Varshavës. Të dy golat kampionia e Polonisë i shënoi në pjesën e parë. Pavel Vzholek i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24-t, duke përfituar nga mefshtësia e mbrojtjes së Dritës. Kurse Tomas Pekhart dyfishoi shifrat në minutën e 43-të. Me këtë epërsi të dyfishtë të miqve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat nuk sjellin gola të tjerë dhe Drita eliminohet nga Liga e Evropës.
La.Mi/Fjala.al