Tërmeti/ I shpëtoi nga nazistët, sot hebrenjtë po i rindërtojnë shtëpinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e 83-vjeçarit, Muhamet Biçaku, u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur.

Tërmeti nxori edhe një histori të veçantë të vetë të moshuarit, histori e cila rrjedh prej babait të tij.

Gjatë Holokaustit, babai i Muhamet Biçaku, Mefaili dhe vëllai i tij më i madh madh, Njaziu strehuan rreth 20 familje hebreje duke i shpëtuar ato nga forcat italiane dhe ato gjermane.

Ata mundën t’i strehohin familjet herreje në një fshat i quajtur Qarrishte, rreth 50 milje në lindje të Tiranës.

Duke u njohur me këtë histori dhe të prekur nga tragjedia e 26 nëntorit, një organizatë hebreje  me qendër në Poloni, ka mbledhur 10,000 dollarë për të rindërtuar shtëpinë e Muhamet Biçakut.

Themeluesi i grupit, Jonny Daniels, theksoi ditëne sotme se “pasi vizitoi Shqipërinë, si pjesë e një misioni humanitar”, ai ka konstatuar se “kostoja totale do të jetë rreth 45,000 dollarë dhe mbledhja e fondeve po vazhdon”, tha Daniels.

Muhamet Bicaku, i cili ishte vetëm 5 vjeç kur babai i tij strehoi hebrenjtë, tani po jeton në kushte të vështira në një prej shtëpive të fëmijëve të tij në Durrës.

Në vitin 2007, familja Biçkau u nderua me çmimin e Guximit për Kujdesin ndaj Hebrenjve.

Ata i ofruan popullit tonë nevojat më themelore të nevojave njerëzore, strehim, në kohën e tyre më të vështirë, duke iu shpëtuar jetën” shkroi Daniels.

Sot ne duhet t’ua kthejmë ‘borxhin’ që i kemi kësaj familjeje”./Përshtati nga israelnationalnews.com, Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV