Gara për deputetë/ Këta janë 26 kandidatët e PD për Qarkun e Beratit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të zgjedhë ditën e hënën kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit.

PD njofton se në Berat janë 28 kandidatë potencialë, të cilët do të votohen nesër, prej ku demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Njoftimi i PD:

Demokratët e Qarkut të Beratit do të votojnë të hënën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Beratit, me 8 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 26 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Dega Berat

1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4.ASTRIT VELIAJ
5.DENIS SAHATCIU
6.DRITAN HAZINEDARI
7.ENO QANA
8.KASEM MAHMUTAJ
9.MUHARREM HOXHA
10.NAMIR LAPARDHAJA
11.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar

1.ANILA KORONI (POLIÇAN)
2.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)
3.PELLUMB NAKO (POLIÇAN
4.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)
5.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore

1.BUJAR HOXHAJ
2.FERDI BRAHUSHI
3.LEDIAN DAJA
4.LILJANA BICA
5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë

1.ARDIT BENJA
2.DITAR QEVANI
3.FADIL MARA
4.MYSLIM HAXHI
5.SOFIKA JANI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV