Ministrja Denaj: Përse qeveria është tërhequr nga amnistia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një tërheqje të qeverisë për realizmin e një amnistie fiskale. Të shumë janë socialistët dhe ekspertët që kanë dhënë mendimet e tyre. Por çfarë argumenti jep ministrja e Financave Anila Denaj? Gjatë emisionit ‘Hard Talk nga Roland Qafoku’, Denaj tha se nëse nuk kanë mbaruar diskutimet nuk mund të flitet ende për tërheqje.

“Sigurisht, diskutimi për amnistinë fiskale në raport me kur do aprovohet dhe kush do të jetë varianti final jep përshtypjen e një tërheqjeje. Ky diskutim më herët është bërë në raport me shtyrjen e kohës nga fundi i muajit korrik dhe sot që akoma nuk ka përfunduar diskutimi, nen për nen në komisionet parlamentare sepse grupet e interesit kërkuan së pari më shumë kohë dhe kërkuan që disa nene të cilat nuk ishin të qarta të qartësoheshin.

Nëse këto diskutime nuk kanë mbaruar ne nuk flasim dot për tërheqje. Por, një gjë është e sigurt, të gjitha këto diskutime të grupeve të interesit do merren parasysh për të nxjerrë një ligj të saktë, i cili nga grupet e interesit duhet të zbatohet për atë që është objektivi final”.

Sipas saj, konsensusi politik do ishte shumë mirë, sepse ky nuk është një ligj për një mazhorancë është një ligj për të gjithë. “Kush janë grupet e interesit? Grupet e interesit janë së pari bizneset dhe individët të cilët do përfitonin jo thjesht një amnisti fiskale, por mbi të gjitha penale sepse këtu ne nuk po flasim për faktin që po bëhet një amnisti fiskale. Ne po flasim për një amnisti penale, përtej asaj fiskales.

Ne po flasim për disa parime bazë të cilat përjashtojnë në nenin 6 të tij, kush do të jetë jashtë target grupit për amnistinë. Neni 6 që prek ligjin është një nen i cili determinon qartazi një shkëputje me të gjithë ata të cilët mund të jenë vulnerabel për të gjykuar që politikanët apo gjyqtarët apo njerëzit e lidhur me krimin mund të përfitojnë nga kjo.

Lexo edhe :  MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Neni 6 besoj se e keni lexuar, ka një qasje shumë e qartë me një grup të madh që përjashtohen për aplikimin e këtij ligji. Neni 6 mund të zgjerohet në qoftë se do të ketë debate, por këtu diskutimi nuk ka qenë me nenin 6, diskutimi ka qenë kryesisht në raport me grupet e interesit, si do të bëhet aplikimi dhe këto janë duke u marrë parasysh. Në qoftë se grupet e interesit nuk do ndjehen komode për aplikimin e saj, kjo bëhet për bizneset dhe individët, nuk bëhet për qeverinë”./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV