Video/ Shihni golin e Messit, një aksion përtej imagjinatës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skeme perfekte, si gjithnjë me inicimin e Lionel Messit bëri që Barcelona të fitonte një ndeshje të vështirë në Camp Nou.

Ishte ndeshja e parë me Quique Setien si trajner! Messi mundi ta thyente shumë vonë Granatën duke u bindur edhe njëherë se mbrojtja e Granatës është ndër më të vështirat për të.

Kështu me rezultatin 1-0 në favor të “blaugranave” përfundoi sfida me Granadan në “Camp Nou”, ku kalatanët u ndihmuan edhe nga ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë të Sachezit (Granada) në minutën e 69-të, kur rezultati vazhdonte të mbetej i pandryshuar, 0-0.

Madje përtej dominimit në kontrollit e topit të Barcelonës, Yan Brice Eteki goditi shtyllën, praktikisht duke e mposhtur portierin Ter Stegen.

Loja e Barcelonës u bë më dinamike me aktivizimin e talentit Ricky Puig në në vend të Rakitiç. Pikërisht nga këmbët e talentit kaloi topi në aksionin e golit të vetëm të takimit të shënuar nga Messi, që për nga mënyrë e kombinimit mes futbollistëve “blaugrana” ishte për manual.

Me këtë fitore Barça ruan kreun por jo sigurinë! /Fjala.al/

Të fundit

Grabitet gjatë natës statuja e këngëtares “Tina Turner” në Durrës

Një statujë e ngritur kohë më parë në shëtitoren Taulantia të Durrësit, është zhdukur. Bëhet fjalë për statujën e...

Dodik si Berisha ‘non grata’, dekreton ligjet që ndalojnë punën e drejtësisë!

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërshtuan një sërë ligjesh të miratuara nga autoritetet e Republikës Serbe, të cilat ndalojnë gjyqësorin dhe policinë shtetërore...

Europa në udhëkryq?

Leonard Veizi Europa ka mbetur në udhëkryq tashmë. Ose duket sikur ka mbetur. Nuk dihet nëse do të marrë majtas, djathtas, do të kthehet mbrapa...

Qeveria mbyll TikTok, opozita thërret protestë kombëtare

Qeveria Shqiptare mori vendimin për mbylljen e përkohshme e TikTok në Shqipëri. Ky vendim i ardhur nga si paralajmërim nga kryeministri Edi Rama ka...

Vota e diasporës/ 246 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë mundësi të votojnë më 11 maj

Janë 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. KQZ mbylli mesnatën e...

Lajme të tjera

Web TV