I ati iu vra nga RENEA, flet vajza e Lefter Zhidrus: Sa vinte dhe bëhej më agresiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e Lefter Zhidrus, 71-vjeçari që u vra nga forcat RENEA në Elbasan pak ditë më parë, ka treguar detaje nga ngjarja e 24 shtatorit.

Për emisionin “Pa Gjurmë” 14-vjeçarja ka treguar se kishte marrëdhënie shumë të mirë me të atin dhe se ai nuk e dhunonte as atë dhe as të ëmën.

Ajo thotë se ditën e ngjarjes ai kishte shkuar në shtëpi shumë agresiv.

Në atë moment ajo thotë se kishte hapur derën e kishte dalë jashtë bashkë me të ëmën, për ta lënë të atin të qetësohej.

“Unë kam qenë shumë e lidhur me babin. Nuk kishte çfarë na ndante. Nuk më bërtiste dhe nuk më qortonte. Atë ditë dhe me mua ishte agresiv por nuk më thoshte gjë.

Shikime bërtitje. Ishte ndryshe në fytyrë. Babi sa vinte dhe bëhej më shumë agresiv. Mora çelësin dhe hap derën Duke nxituar i thashë dhe mamit dil dhe ti.

Babi të qetësohet e ta lëmë me kaq. Në media është thënë që ai na dhunonte. Nuk mund ta mendoja që babi të kishte armë. Nuk më dhunonte. Ai për mua jepte jetën” – tha ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Po më nxini jetën!” SPAK u sekuestroi 4 mln euro, babai i Suel Çelës: Kam 35 vite…

Babai i Suel Çelës, Petrit Çela, ka reaguar pas njoftimi të bërë këtë të enjte nga Prokuroria e Posaçme...

Lule, lot dhe heshtje në Anfield, tifozët e Liverpoolit nderojnë Diogo Jotën (FOTO)

Qindra mbështetës të klubit kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit për të vendosur lule, shalla të kuq, fanella të Jotës dhe...

“Do na mungosh shumë…” Jurgen Klopp shpreh dhimbjen për Diogo Jota

Jurgen Klopp i ka bërë homazh Diogo Jotas, njeriut që e solli te Reds nga Wolverhampton në vitin 2020. Sot erdhi lajmi se sulmuesi portugez...

Korriku përvëlues! Kujdes nga vapa, një tjetër valë të nxehti mbërthen Europën

Deri në fund të korrikut, mbarë Europa do të jetë e mbërthyer nga temperaturat përvëluese. Vetëm javën e ardhshme meteorologët presin një freskim të...

Vijon djegia në landfill, Elbasani në ditën e tretë nën pushtetin e tymit toksik

Për të tretën ditë me radhë, vijon të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane në landfillin e inceneratorit të Elbasanit. Përpjekjet...

Lajme të tjera

Web TV