Forumi i Gruas Socialiste/Veliaj: Krenohemi kur themi “edhe një”, PD-ja gëzohet kur ikin Jozefina dhe Majlinda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në fjalën e tij gjatë aktivitetit të sotëm të Forumit të Gruas Socialiste ka krahasuar mentalitetin e Partisë Socialiste me atë të PD-së nga radhët e së cilës janë larguar emra me peshë si Jozefina Topalli, apo Majlinda Bregu.

 Sipas tij, Partia Socialiste e ka në natyrë të afrojë çdo ditë e më shumë vajza dhe gra, çka bën diferencën me çdo parti tjetër që kërkon të vijë në pushtet përmes politikave përjashtuese. “Ne sot krenohemi kur themi: “Edhe një”. Kurse, kundërshtari ynë thotë: Iku edhe një! Se iku Jozefina. Iku edhe një, se iku Majlinda Bregu.

Diferenca mes një partie demokratike dhe një partie të lodhur nuk është emri, por mentaliteti. Në forcën tonë ka gëzim kur vjen edhe një. Në partinë e tyre ka gëzim kur ikën edhe një, kur edhe një grua tjetër largohet nga një parti që është kthyer në një tufë burrash të mllefosur”, tha Veliaj.

“Ky është mesazhi ynë i fitores, – tha drejtuesi i qarkut të Tiranës, – se i gëzohemi çdo zonje, çdo zonjushe, çdo goce dhe vajze, – “edhe një”, – kur bashkohet me forcën tonë politike”.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV