Përplasjet Trump-Biden çojnë në ndryshim rregullash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizatori i debateve presidenciale në Shtetet e Bashkuara tha se ngjarja kaotike televizive e 29 shtatorit “e bëri të qartë” se është e nevojshme një “strukturë shtesë”, për të siguruar një “diskutim më të rregullt” të çështjeve, me të cilat përballen votuesit amerikanë.

Komisioni për Debatet Presidenciale tha përmes një deklarate se do të dalë së shpejti me masa, që “do ta mbajnë rendin” në debatet e mbetura.

Ka sugjerime se moderatorët mund të kenë fuqinë për t’ia fikur përkohësisht mikrofonin një kandidati.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati demokrat në zgjedhjet e nëntorit, Joe Biden, zhvilluan të martën debatin e parë televiziv.

Debati prej 90 minutash ishte i mbushur me grindje verbale, ofendime dhe ndërprerje, që mbytën çdo diskutim real të çështjeve.

Pjesa më e madhe e britmave dhe ndërprerjeve ishte nga Trump, ndërsa moderatori Chris Wallace, nga Fox News, e luste që të mos e ndërpriste, duke e kujtuar se fushata e tij ishte dakord me rregullat.

Biden e quajti Trumpin gënjeshtar, klloun, “këlysh të Putinit”, ndërsa në një moment u përplas me presidentin për ndërprerjet e vazhdueshme, duke i thënë: “A do të heshtësh, o burrë?”

Debati përfshiu një sërë temash, nga pandemia e koronavirusit e emërimi i një gjykatëseje të re të Gjykatës Supreme deri te rendi dhe marrëdhëniet racore – por shumë amerikanë mezi kanë mundur ta ndiqnin atë mes të gjitha shpërthimeve dhe britmave.

Një sondazh i televizionit CBS News me votuesit e mundshëm që panë debatin, zbuloi se 69 për qind mbetën “të mërzitur” nga ai, 31 për qind “u argëtuan”, 19 për qind dolën “pesimistë” dhe vetëm 17 për qind “u informuan”.

Në një tubim fushate të mërkurën, Biden tha se ai shpreson se organizatorët e debateve të ardhshme do të jenë në gjendje ta fikin mikrofonin e kandidatit, i cili nuk flet.

Lexo edhe :  Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet çifti i bashkëshortëve

“Ka qenë një siklet kombëtar”, tha Biden për debatin dhe performancën e Trumpit. “Unë nuk do të spekuloj se çfarë do të ndodhë në debatin e dytë ose të tretë”, shtoi ai.

Trump e shpalli veten fitues dhe tha se debati ishte “i shkëlqyeshëm”.

“Morëm vlerësime të jashtëzakonshme”, iu tha Trump gazetarëve, duke e cilësuar atë si një “mbrëmje gjallëruese”.

“Shoh se vlerësimet ishin shumë të larta dhe ishte mirë që isha atje”, ka deklaruar Trump.

Sipas kompanisë së të dhënave Nielsen, rreth 73.1 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara e ndoqën debatin e parë.

Sipas një mostre të CBS News, 48 për qind e votuesve të mundshëm thanë se Biden e fitoi debatin, ndërsa 41 për qind të tjerë thanë ai u fitua nga Trump. Këta numra korrespondojnë afërsisht me rezultatet që tregojnë kandidatët në sondazhet kombëtare.

Më shumë se 8 në 10 votues që e panë debatin, e përshkruan tonin aty si negativ, tha kanali televiziv amerikan CBS.

Debatet e ardhshme presidenciale janë planifikuar për 15 tetor dhe 22 tetor.

Nënpresidenti Mike Pence dhe seenatorja Kamala Harris – e emëruar për nënpresidente të ardhshme nga Biden – do të mbajnë debatin e tyre më 7 tetor. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV