Basha: Rritje pagash për mjekët, rimbursim të sëmurëve me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas takimeve që pati me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama për të pranuar planin e PD me 5 pika për përballimin e situatës prej pandemisë së koronavirusit.

“Ne propozojmë mbrojtje për mjekët dhe infermierët, rritje të pagave për ta dhe rimbursim të të gjthë atyre që kurohen nga shtëpia.

Rimbursimit total i të sëmurëve me Covid-19 duhet të jetë hapi i parë. Paga e parë e premtuar prej 1000 euro për mjekët dhe 500 për infermierët duhet të aplikohet. Së dyti hapja e shkollave e ka rritur rrezikun e përhapjes së Covid.

Duhen maska dhe dezinfektues në shkolla, çdo fëmijë duhet të studjojnë në distancë. Kalojmë tek ekonomia, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Të gjithë ata që kanë humbur punën, duhet të marrin 160 mijë lekë në muaj në gjashtë muajt e ardhshëm”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se biznesi i vogël duhet të marrë edhe një çek në 6 muaj e ardhshëm, ndaj kërkoi që plani i opozitës me 5 pika është një plan kundër krizës dhe bëri thirrje që të zbatohet menjëherë./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2695851000668414/

Të fundit

E vërteta për histerinë e emigracionit në Britani

Nesrine Malik Emigracioni ka qenë prej kohësh një temë e përhershme në diskursin politik britanik, saqë tani duket sikur, ashtu...

Barnat e reja për humbjen e peshës. Çfarë duhet të dini!

Në vitet e fundit, barnat e reja për humbjen e peshës kanë sjellë një revolucion në trajtimin e obezitetit. Këto barna, të njohura si...

Kur udhëhiqesh nga një kryeministër injorant që mendon se i di të gjitha!

Avokati, Spartak Ngjela ka hedhur një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një udhëheqës të paaftë që ka...

“Po marrim përsëri kryeqytetin tonë”, Trump dërgon Gardën Kombëtare në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e kryeqytetit, Uashingtonit. Ai ka aktivizuar Gardën Kombëtare për...

Tre ditë para takimit Trump-Putin, liderët e BE deklaratë të përbashkët

Liderët e shteteve të BE-së kanë miratuar një deklaratë të hënën vonë, përmes së cilës theksojnë nevojën që ukrainasit të kenë lirinë për të vendosur...

Lajme të tjera

Web TV