Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Meda ka humbur një njëri shumë të dashur, dajën e tij.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kthehemi.
Me caktimin e Allahut sot me daten 01.10.2020 ka ndrru jet në moshën 77 vjeçare Daja im Sahit (Ramiz) Maliqi inshallah e takojna në Xhenet”, ka shkruar Meda në postimin e tij.
Ky lajm është përcjellë me komente ngushëlluese nga ana e ndjekësve të tij në Instagram./Re.Gu/Fjala.al