Presidenti Halili ‘hap thesin’/ Ja shpërblimi i majmë ndaj lojtarëve në rast kualifikimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Tiranën dita e sotme do të jetë një mundësi e artë për të shkruar historinë në Europë.

Ekipi e Egbo ka udhëtuar në Zvicër ku do të përballet në një sfidë tepër të vështirë me Young Boys. Nëse kampionët e Shqipërisë arrijnë të bëjnë mrekullinë duke mposhtur zvicerianët, ata do të kualifikoheshin në grupet e Europa League. Kjo jo vetëm që do të ishte historike për futbollin shqiptar, por do të mbushte edhe arkat e kryeqytetasve.

E për ti motivuar më shumë lojtarët drejt një suksesi, Presidenti Refik Halili u ka premtuar një shpërblim të majmë për lojtarët e Tiranës. Në rast të një kualifikimi, ai do ti japë secilit lojtar afërsisht 30 mijë euro.

Nuk dihet me saktësi nëse kjo shifër është vetëm për lojtarët e formacionit apo për të gjithë skuadrën, por sidoqoftë premio është ekzaltuese. Shifra të tilla janë të konsiderueshme edhe në Europë, por për Shqipërinë janë të padëgjuara më parë.

Tani i takon 90 minutëshit në fushën e lojës sot në mbrëmje ku do të vendoset nëse Tirana do të fitojë dhe të shkruaje historine ose jo…

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV