Shfaq probleme neurologjike, Klement Balili shtrohet në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klement Balili, ose i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” mësohet se është shtruar në spitalin e Elbasanit pas disa problemeve shëndetësore.

Sipas burimeve për Fjala.al Balili mësohet se është dërguar në spital pas disa problemeve neurologjike.

Nuk është mbajtur gjatë në spitalin e Elbasanit pasi është dërguar për një trajtim më të specializuar drejt spitalit të Tiranës.

Në datë 17 tetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar. Balili duhet të  kalojë 10 vite pas qelisë nën akuzat për trafik droge, për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal dhe dënimin. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Pse letrat e programeve të partive përdoren si kaush për fara kungulli?

Nga Kreshnik Spahiu Në shtëpitë e shqiptarve dikur gjeje më shumë programet e PD-PS sesa Kuranin apo Biblën. 30 vjet më...

Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot të dielën e Larit, që shënon hyrjen në javën e madhe të Pashkëve. Tre çastet kulmore të kremtimit tё...

Pse u rrit intensiteti i luftimeve në Ukrainë?

Nga Mike Eckel Forcat ukrainase u përpoqën ta merrnin iniciativën në fushëbetejë në lokacione të shumta gjatë kohës së dimrit, derisa tentuan ta shmangnin një...

“U ringritëm nga hiri”, Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri...

Parakalimet e rrezikshme te tuneli i Murrizit, “nami” me gjoba në 2 javë

Hapja për qarkullim e tunelit të Murrizit ka shtuar fluksin e lëvizjes drejt zonës së Dibrës, e bashkë me të edhe sjelljet e papërgjegjshme...

Lajme të tjera

Web TV