Menaxhimi i mbetjeve të ngurta, Shqipëria pjesë e platformës dixhitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ka patur dhe ka shumë iniciativa ricikluese të përdorimit të cikleve të produkteve ekzistuese dhe të teknologjisë rikuperuese, ende ekzistojnë burime të rëndësishme mbetjesh dhe materialesh, të cilat kërkojnë adresim të mëtejshëm për shkak të veshtirësisë (kostos dhe kompleksitetit) të riciklimit të tyre, volumit të madh të tyre si dhe të gjurmës së tyre të karbonit.

Në këtë kontekst, Shqipëria do të jetë pjesë e një platforme dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme,të prodhura dhe të perdorura nga industritë e ndryshme. Kjo do të bëhet e mundur me anën e projektit SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Balkanin), i cili është një projekt qëfinancohet nga fondet e BE dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Mesdhetar si Shqipëri, Greqi, Qipro dhe Bullgari.

Projekti synon krijimin e një ekosistemi inovativ për Ballkanin Mesdhetar, me akses të hapur për të gjitha palët e interesuara, i cili do të zhvillojë lokalisht dhe do të menaxhojë midis vendeve, zinxhirët e mbetjeve të ngurta. Kjo do të realizohet nepërmjet platformave dixhitale që do të krijohen për secilin vend, të cilat do të hartëzojne veçmas dhe do të perputhin në mënyrë kolektive, burimet e mbetjeve të ngurta (industritë prodhuese të mbetjeve plastike, qelq etj.)me përdoruesit e këtyre mbetjeve në rajon (industritë ricikluese). Keto industri do të përdorin ekosistemin dixhital SWAN për të shfrytëzuar oportunitete të reja ricikluese, të cilat mund të mos jenë ekonomikisht të arritshme lokalisht, por mund të jenë të arritshme nëaspektin rajonal.Duke përdorur Ekosistemin dual Balkan Med, partnerët industrialë mund të realizojnë fitime të konsiderueshme, duke reduktuar koston e blerjes së burimeve parësore dhe lëndëve të para, apo duke krijuar një rrjedhë të re të ardhurash dhe duke i dhënë vlerë një produkti që më parë ishte konsideruar mbetje.Menaxhimi i këtyre materialeve do të çojënë uljen e impaktit të mbetjeve dhe reduktimin e inputeve të materialeve të lëndës së parë në ekonomi.

Lexo edhe :  Beteja e ashpër e merkatos, Guardiola i merr Bayernit yllin që kushton 140 mln euro?

Qasja e projektit është ambicioze, por reflekton profilin e lartë të partnereve, sic janë dy Ministritë e Mjedisit, respektivisht të Shqipërisë dhe Greqisë, të cilët do të influencojnë zhvillimin e një rrjeti më të gjerë të grupeve të interesit/vendim-marrësve, për të investiguar së bashku qasje të përbashkëta, për të bërë përshtatje në nivel lokal permes politikë-bërjes dhe ekonomive të shkallës duke përdorur bashkëpunimin e zgjuar në të gjitha nivelet.
Për Shqipërinë, një partner shumë i rëndësishëm i projektit vjen nga shoqëria civile.Shoqata mjedisore Ilirialuan një rol aktiv në aktivitete ndërgjegjësuese për mjedisin si dheështë pjesë e partneriteteve civile që përpiqen të influencojnë ndaj politikave dhe legjislacionit mjedisor në Shqipëri. Tëdy partnerët Shqiptarë, Iliria dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, krijojnë një simbiozë në zbatimin e projektit ne pjesën shqiptare, me qëllim arritjen e objektivave të tij.

Nga ana tjeter, në një kohëku kërkohen alternativa të reja rritjeje për ekonomitë rajonale dhe shoqëritë e tyre, projekti do të ofrojë mundesinë e krijimit të vendeve të reja të punës, oportuniteteve të reja të biznesit dhe promovimit të rritjes së gjelbër.Politikë-bërësit mund të perfitojnë gjithashtu nga rekomandimet e politikave, që do të jenë kontribut i projektit dhe mund të zhvillojnë një udhërrëfyes të përbashkët rajonal, drejt menaxhimit dhe ri-përdorimit të mbetjeve të ngurta.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

www.facebook.com/SWANplatform

www.swan-interreg.com

Të fundit

Justin Bieber thyen heshtjen për Diddy, a ka qenë viktimë e tij?

Mes valës së akuzave të rënda ndaj Sean “Diddy” Combs, emri i Justin Bieber u përfshi në spekulime që...

Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk po i përgjigjet propozimit për...

“Paqe minimaliste” në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të burgosurit e luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka informuar gazetarët ukrainas për...

Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

Një stuhi e madhe breshri dhe shiu ka goditur Spanjën Jugore, duke mbuluar me akull plazhet e njohura turistike dhe duke përmbytur rrugët në...

Vinicius po bën lojë të dyfishtë me Real Madridin, Perez kupton “filmin”

Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë...

Lajme të tjera

Web TV