Boris Johnson: Marrëveshja tregtare postBrexit varet nga evropianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha sot se varet nga europianët që të përdorin logjikën për të arritur një marrëveshje tregtare postBrexit me Britaninë e Madhe, në mënyrë që të shmanget një “no deal” më 1 janar.

“Është mëse e mundur të arrihet një marrëveshje, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, u takon miqve dhe partnerëve tanë të përdorin arsyen e shëndoshë”, tha udhëheqësi konservator në një intervistë me BBC.

“Shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje, kjo varet nga miqtë tanë. Ata bënë një marrëveshje me Kanadanë të llojit që ne duam, pse të mos e bëjnë me ne? Ne jemi kaq afër, ne kemi qenë anëtarë të BE-së për 45 vjet. E kemi gati në dorë, kjo varet prej tyre”, shtoi Johnson.

BM u largua nga BE më 31 janar, por vazhdon ende të zbatojë rregullat e BE-së deri më 31 dhjetor.

Në mungesë të një marrëveshjeje deri në këtë datë, një ndërprerje e papritur e tregtisë do të trondiste më tej ekonomitë tashmë të dobësuara nga pandemia e COVID-19.//ATSH

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV