Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore më 7 tetor kundër Armenisë, ndërkohë që më 11 dhe 14 tetor në plan janë ndeshjet e Nations League kundër Kazikistanit dhe Lituanisë. Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja përmes një konferencë për mediat ditën e sotme në orën 11:00 ka bërë publike listën për 3 ndeshjet.
Ajo që bie në sy është se grumbullohen për herë të parë, Marko Molla, Jon Mersinaj dhe Albi Doka. Po ashtu rikthehen në Kombëtare, Ermir Lenjani, Florian Kamberi, Myrto Uzuni.
SENATORËT E LËNË JASHTË -“Po jetojmë një moment të vështirë, edhe prej pandemisë. Jam në kontakt me klubet shpesh dhe nuk duan të japin lojtarë, për shkak se Shqipëria është zonë e kuqe. Kur të kthehen lojtarët duhet të futen në karantinë. Shikoni Napolin, çfarë po u ndodh pas ndeshjes me Genoa. Nuk është vetëm Napoli. Klubi më ka kërkuar të mos e marr në këto ndeshje.
Hysaj është me karton dhe kemi kërkesën e Napolit. Roshi është i dëmtuar në kavilje. Cikalleshi nuk është akoma në kondicionin e duhur fizik. Balaj e njoh nuk kam çfarë t’i shoh tjetër, ndaj mendova ta lë në shtëpi këtë herë. Dua t’u jap hapësirë edhe të rinjve, siç e shikoni listën. Po punojmë në funksion të EURO 2024. Kemi Mihaj, Memolla, Çepele, Doka, Selahi, Kallaku, Vrioni, Broja e të tjerë, të cilët. Janë të gjithë të rinj dhe në 2024 mund të jenë gati.
Po e marrim në konsideratë edhe këtë. Do i përfshijmë gradualisht në ekip këto. Normalisht duhet të bindin. Mendova se është moment i mirë për t’i marrë dhe për t’i provuar. Armenia ka problematikat e saj, por problemi im është se cilët lojtarë do të vijnë. Do doja 27 lojtarë. Do presim edhe fundjavën se si do të shkojë situata, në mënyrë që deri të hënën të kemi një situatë të qartë”.
NATIONS LEAGUE – “Ndeshja me Lituaninë ishte problem. Kur fitojmë mendojmë se sfida e radhës është e lehtë. Duhet përqendrim, pasi nuk ka ndeshje të lehta. Nuk ka diçka të komplikuar në grup, pasi jemi të katër skuadrat në kuotën e tre pikëve. Lojtarët e rinj nuk kanë eksperiencë, por kanë energji dhe japin maksimumin”.
“Duhet të shfrytëzojmë këtë karakteristike. Janë të rinj që duhet të piqen. Normalisht duhet të kenë hapësirë. Duhet përulësi, ka edhe mendjemëdhenj që mendojnë se gjërat bëhen me buton. Gjithashtu lojtarët duhet të respektojnë vendimet e trajnerit, sikurse kur luajnë, ashtu edhe kur nuk luajnë”.
“Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje. Me Lituaninë humbëm dhe kjo ndodhi sepse luajtëm keq. Ata kishin 20 ndeshje pa fitore, por humbëm për një gabim tonin. Pas çdo ndeshje duhet të jemi të qetë, të rrimë me këmbë në tokë. Sa i takon ndeshjeve të radhës, sikur të fitonim një dhe të mos humbnim tjetrën, do të ishte mirë”.
FORMACIONI TIP – “E kemi pasur një, por këto kohë kemi probleme. Kamberin e thirra herën e shkuar, por nuk vinte dot. Kemi marrë disa të rinj këtë herë. Do shoh në ndeshjen miqësore dhe duhet të më bindin. E kam formacionin fiks, me përjashtim të Mihaj dhe Veselit që kanë bërë rotacion. Dua të shoh edhe Kumbullën”.
“Nuk kemi bërë shumë ndryshime. Manaj ka luajtur, pastaj edhe Cikalleshi e Balaj. Broja e Vrioni janë paraqitur mirë dhe thashë t’u jap një shans. Memushaj është operuar dhe nuk është. Mbrojtja është mirë. E thashë edhe më parë, do shohim edhe të rinjtë”.
Vijon…