Stuhia mes Italisë dhe Francës/ Gjenden 7 kufoma pas përmbytjeve të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët italianë dhe francezë thanë se në një zonë që përfshin kufirin italo-francez pranë Nisës u gjetën të dielën shtatë kufoma, pas shirave të rrëmbyeshëm që përmbytën shtëpi dhe rrugë.

Pesë nga trupat u zbuluan në Italinë veriperëndimore, përfshirë katër të nxjerrë nga ujërat në brigjet midis qyteteve Ventimiglia dhe Santo Stefano al Mare, pranë kufirit francez.

Disa prej kufomave mund të kenë ardhur në bregdet nga pjesa franceze e kufirit.

Dy të tjera u gjetën në Francë, përfshirë një bari që u gjet nga një ekip italian kërkim-shpëtimi. Trupi tjetër u gjet në një automjet që ishte marrë nga shirat e fuqishëm në fshatin Saint-Martin-Vésubie, raporton ‘voa’.

Kjo e çon në nëntë numrin e përgjithshëm të viktimave pas shirave të rrëmbyer dhe erërave të fuqishme në zonën kufitare mes dy vendeve.

Të premten, zjarrfikësit francezë thanë se 21 persona ishin zhdukur, tetë prej tyre të konfirmuar si pasojë e drejtpërdrejtë e stuhisë.

Moti i keq shkaktoi miliona euro dëme. Në Itali disa ura u shembën nga përmbytjet, ndërkohë që në shumë rrugë të disa qyteteve shihje mbeturina, baltë dhe makina të përmbysura.

Zyrtarët në rajonin e Piemontes raportuan një rekord 630 mm shi në vetëm 24 orë në Sambughetto, afër Zvicrës – më shumë se gjysma e reshjeve mesatare vjetore.

Në Limone Piemonte, një shtëpi me tre kate u shkul nga themelet dhe përfundoi në një lumë. Në fshatin Tanaro aty pranë, ujërat e përmbytjes shkatërruan varrezat, duke marrë me vete dhjetra arkivole./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV