Historia e kokës së Deas së Butrintit, si iu dhurua Mussolinit dhe si u kthye në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e kokës së Deas së Butrintit është sa e bukur dhe intriguese. Cilido që ka vizituar  “Muzeu Historik Kombëtar” në Tiranë është magjepsur nga bukuria e skulpturës së Deas së Butrintit. Madje, kur ky muze u hap për herë të parë më 28 tetor 1981, koka e Deas së Butrintit ishte një nga gjetjet arkeologjike kryesore për të cilën u fol shumë në median e kohës.

E gjithë merita për gjetjen e kokës së Deas i takon arkeologut italian Luigi Maria Ugolini. Qeveria fashiste e Benito Mussolinit i dha mundësinë Ugolinit që të vinte dhe të bënte gërmime në Shqipëri në vitin 1924.

Zbulimi më i madh i jetës së Ugolinit është qyteti i Butrintit.  Historia na mëson se qyteti i Butrintit u themelua nga djali i vogël i Priamit të Trojës, Enea (vëllai i Hektorit dhe Paridit). Pasi Troja u dogj nga grekët, Enea trashëgimtari i Priamit erdhi në viset e Shqipërisë së sotme dhe ndërtoi Butrintin.

Ashtu si vërtetohet edhe në dokumente, arkeologu italian Ugolini gjeti në Butrint shumë statuja dhe objekte arkeologjike që i dërgoi në Itali. Për Ugolinin zbulimi i skulpturës së kokës së Deas duhet të ketë qenë dashuri me shikim të parë, sa kërkoi ta merrte menjëherë me vetë në Itali.

Por, planet e arkeologut i prishi xhandarmëria shqiptare kur Ugolini tentoi që ta trafikonte kokën e Deas së Butrintit drejt Italisë.

Xhandarmëria ndaloi Ugolinin duke e quajtur aktin vjedhje. Për këtë ngjarje është njoftuar vetë mbreti Ahmet Zogu. Historianë të ndryshëm pohojnë se, sapo është njoftuar për ngjarjen, mbreti është nisur drejt vendit ku ishte ndaluar Ugolini.

Pasi ka parë statujën ai u tha xhandarëve se koka e Deas së Butrintit ishte dhurata e tij për Benito Mussolinin. Por, vjedhjet që Ugolini i bëri objekteve arkeologjike të Butrintit u ndëshkuan nga drejtësia hyjnore. Thuhet se malarien, sëmundjen që u nda nga jeta, Ugolini e mori në Butrint.

Ngjarja se si koka  e Deas së Butrintit shkoj në Itali ishte në kuadrin e thashethemeve. Por në ditët e sotme gjithçka pranohet nga organet qeveritare.

Lexo edhe :  112 vjetori i Policisë së Shtetit/ Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë!

Patrioti dhe publicisti Pjeter Logoreci ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një foto të Ugolinit ku shihet skulptura e kokës së Deas së Butrintit.

Në përshkrimin që i bën shteti ynë skulpturës thuhet se “Perëndesha e Butrintit, kryevepër e artit klasik e dale nga dora e Praksitelit (shek IV para Krishtit), e gjetur në Butrint nga “Misioni Arkeologjik Italian” dhe e dhuruar Mussolinit prej mbretit Ahmet Zogu I.”

Mësohet se Mussolini e pranoi dhuratën dhe për shumë vite koka e Deas së Butrintit ekspozohej në muzetë Italinë.  Pas shumë kërkesave të shteti shqiptar për të rikthyer kokën e vjedhur nga Ugolini, pavarësisht se u përdor ultimatumi i mbretit Zog që ajo kryevepër të kalonte kufirin shqiptar, italianët pranuan ta kthenin.

Sido që të ketë qenë e vërteta e vjedhjes së kokës së Deas së Butrintit, tashmë kemi në variant zyrtar.

Dea e Butrintit, është koka e një skulpture me tipare femërore që mund të përfaqësojë hyun Apollon. Bëhet fjalë për një kokë të punuar në një mermer tejet të veçantë për nga gjendja që është gjetur e ruajtur, duke mos pasur asnjë plasje. Mendohet se koka do të ketë qenë pjesë e një skulpture 2,5 metra të lartë.

Trupi i statujës duhet të ketë qenë mashkullor, duke paraqitur perëndinë Apollon të mbështjellë në tunikë, duke u mbështetur në një lyrë, apo trung të vogël druri.

Ndërsa, siç duket, koka ka tipare femërore, me flokët e lidhura në dy ndarje mbi kokë, ngjashmëri me statujat e Afërditës, me lëvizjen e kokës në njërën anë duke e krahasuar tek sytë dhe buzët. Nga madhësia e statujës, mund të sugjerohet se ka qenë statujë tempullore, pra Butrinti duhet të ketë pasur një tempull të dedikuar Apollos dhe Dafinës.

Nga Laert Miraku/Fjala.al

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV