Përplasjet Rama-Vulin/ Vuçiç: E rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët, por Serbinë se përulni dot me presion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama me ministrin serb Vulin, ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

I pyetur nga agjencia e lajmeve Tanjug që kontrollohet nga qeveria, lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë konferencës me kryeministrin Avdullah Hoti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, Vuçiç thekson se është e pamundur që shqiptarët të zgjidhin problemet me presion nga jashtë.

“Unë nuk ndoqa me kujdes çdo gjë që dikush thotë, përfshirë Edi Ramën, veçanërisht njerëzit në Prishtinë. Unë nuk e di se çfarë të them sepse kjo është për nevojat e tyre të brendshme dhe pastaj dikush këtu përgjigjet. Mundohem të mos them gjëra serioze sepse është e rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët. Dua te them vetëm një gje, jo sepse kam frike të as për gjerat e këqija dhe të vështira, por sepse mendoj se është me shumë rëndësi qe të jetojmë në paqe me shqiptarët.  Dhe ata për çdo ditë të fyejnë Beogradin dhe Serbinë, të sulmojnë fëmijët tanë në Kosovë, dhe të mendojnë se dikush në botë të ketë fuqinë të na detyrojnë të bëjmë diçka të tillë. Nëse doni zgjidhje me kompromis, nëse doni të bisedojmë, ne jemi të gatshëm, por nëse doni që me presion me jashtë të zgjidhni të gjitha problemet tuaja, dhe të përulni Serbinë, kjo është e pamundur“, është shprehur Vuçiç.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra!

Drejtuesi politik i PS, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. Kryebashkiaku i Tiranës...

Meloni nuk tërhiqet, gati dekreti që ndalon gjyqtarët

Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas mediave, kabineti...

Presidenti i ri sirian nis detyrat diplomatike, Al-Sharaa vizitë në Arabinë Saudite

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zhvilloi vizitën e tij të parë jashtë vendit duke udhëtuar drejt Arabisë Saudite, një lëvizje që shihet...

Ku gabojnë emigrantët? KQZ refuzon mbi 45 mijë aplikime nga Diaspora

Zgjedhësja në këtë rast ka kryer aplikimin e saj nga Italia. Ka vendosur adresën e saj, qytetin dhe rajonin ku jeton por është ai...

Dhunonte partneren dhe shpërndante video intime, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Rimini të Italisë. Ai akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të...

Lajme të tjera

Web TV