Kapet me 113 kg narkotikë, lirohet nga paraburgimi këshilltari i ministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I arrestuari nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, Enis Qerka, është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Vendimin për emërimin e tij Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë të ministrit.

Kabineti i ministrit Selimi e ka pranuar se “Enis Qerka është emëruar si këshilltar i jashtëm në Ministri të Drejtësisë” dhe se “vendimi është nënshkruar dhe ka shkuar në administratë si çdo vendim tjetër”.

Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.

Gjykata ia pati caktuar Qerkës një muaj ditë paraburgim, por ai dhe dy të dyshuar të tjerë, vëllai i tij, Selim Qerka, dhe Gent Selaci, qenë liruar nga paraburgimi pas një jave, me urdhrin për t’u paraqitur në stacion të policisë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është pyetur se si e ka angazhuar për këshilltar një person të arrestuar me dyshimin për kontrabandim të 113 kilogramëve drogë, dhe në përgjigjet e dërguara nga kabineti i tij është thënë se “vendimi për z. Qerka si këshilltar i jashtëm është marrë pasi që ndaj tij kanë pushuar hetimet”.

Enis e Selim Qerka dhe Gent Selaci janë të vetmit që nuk janë përfshirë në aktakuzën kundër grupit të personave të arrestuar, që u zunë me 113 kilogramë drogë.

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte caktuar të mbahej seanca gjyqësore kundër Xhemail Shalës, Sadik Shalës, Iskender Sale, Alban Gashit dhe Labinot Zenelajt.

Siç është njoftuar, seanca është shtyrë “për t’iu dhënë kohë të akuzuarve që të mendojnë për pranim të fajësisë”.

Lexo edhe :  Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë

Në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë janë publikuar vendimet për emërime të 11 këshilltarëve politikë: Trim Musliu, Emrush Kastrati, Jeton Maqedonci, Kushtrim Loshaj, Rineta Obertinca, Liridon Hereqi, Xhavid Loshaj, Naim Ramizi, Nimon Bricori dhe Diana Rugova, (shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike). Vendimet për disa nga këshilltarët janë marrë në muajin qershor 2020, ndërsa për disa të tjerë në fund të korrikut 2020.

Enis Qerka punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi në momentin kur u kap nga policia.

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV