Bilanci 2019/ Më shumë gra në aksidentet me pasojë vdekjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2019 ka shënuar një bilanc tragjik për sa i përket jetëve të humbura në aksidente. Ndonëse numri i tyre shënoi rënie në krahasim me vitin 2018, ato kanë qenë më tragjike, dhe aksidentet me pasojë vdekjen ka qenë më të shpeshta te gratë, sikurse raporton INSTAT…

Nga aksidentet humbën jetën 227 persona në 201-n, nga 213 një vit më parë, ose rreth 6% më shumë. Ndërsa kanë humbur jetën më pak meshkuj (171 nga 172 një vit më parë), tendenca ka qenë e kundërt për femrat, teksa po rritet numri i grave shofere. Sipas INSTAT, në 2019-n humbën jetën 56 femra, nga 41 vitin e mëparshëm.

Në muajin Dhjetor 2019 numërohen 135 aksidente rrugore nga 136 aksidente të ndodhura në muajin Dhjetor 2018, duke u ulur me 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2019, numërohen 1.498 aksidente rrugore nga 1.718 aksidente të ndodhura në vitin 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Dhjetor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 187 persona nga 162 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 15,4 %. Numri i të aksidentuarve në vitin 2019, është 2.044 persona nga 2.291 persona, duke u ulur me 10,8 %, krahasuar me vitin 2018.

Në muajin Dhjetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 23 persona të vdekur në Dhjetor 2018. Në vitin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 227 persona nga 213 persona në vitin 2018.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në qendër të Tiranës, makina përplas fëmijët me monopatinë

Në muajin Dhjetor 2019, aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 18,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitin 2019, aksidentet rrugore, në 14,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 37,7 %, krahasuar me një vit më parë.

Të fundit

Jugosllavia përjashtohet nga Kominterni: Përplasja Tito–Stalin trondit botën komuniste

28 qershor 1948 Më 28 qershor 1948, në kulmin e tensioneve të hershme të Luftës së Ftohtë, Lidhja e Komunistëve...

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Lajme të tjera

Web TV