Edgar Allan Poe, poeti amerikan që ndikoi te simbolistët francezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtati i Edgar Allan Poe-s si një figurë kryesore në letërsinë botërore bazohet kryesisht në tregimet, poezitë dhe teoritë e tij të thella, të cilat ndikuan në formën e shkurtër, si në poezi, ashtu edhe prozë. I konsideruar nga historishkrimi letrar dhe doracakët teorikë si arkitekti i rrëfimit të shkurtër modern, Poe ishte gjithashtu paraardhësi kryesor i lëvizjes “arti për artin” në letërsinë evropiane të shekullit të 19-të. Në punën e tij ai demonstroi një zotërim të shkëlqyeshëm të gjuhës dhe teknikës, si dhe një imagjinatë origjinale. Poezia dhe tregimet e Poe-s ndikuan shumë te simbolistët francezë të fundit të shekullit të 19-të, të cilët, nga ana tjetër, ndryshuan drejtimin e letërsisë moderne…

…Jeta e tij nisi mes mjerimit dhe braktisjes, e mbushur me peripeci të shumta, shpeshherë i dehur dhe jo rrallëherë shëtitës, si endacak, në kërkim të një strehe. Megjithatë, kudo që shkonte, ai shkëlqente me talentin e tij. Krijimet e tij ishin mbinjerëzore. Imagjinata e tij të çonte larg, në të vërteta të pathëna më parë. Poe kishte qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Në shqipe fillimisht ai ka ardhur nëpërmjet përkthimit të Fan Nolit me dy poemat më të njohura: “Korbi” dhe “Anabel Li”.

Fillimet

Edgar Allan Poe lindi më 19 janar 1809 në Boston, Massachusetts, të Shteteve të Bashkuara. Ishte fëmija i dytë pas William Henry Leopold Poe, i dy aktorëve Elisabeth Arold Hepkins Poe dhe David Poe. Besohet se emrin ia vunë nga një personazh në një nga dramat e Shekespirit, të cilën prindërit e tij po e performonin në 1809, vitin kur ai lindi. Babai i tij e braktisi familjen në vitin 1810 dhe e ëma vdiq një vit më vonë nga tuberkulozi. Pasi mbeti jetim, ai u adoptua nga një tregtar i pasur skocez, i quajtur John Allan, nga i cili i mori emrin e plotë me të cilin njihet sot, Edgar Allan Poe. Familja e tij u shperngul për në Britani për një periudhë të shkurtër kohe, ku ai kreu dhe studimet në shkollë fillore. Ai u pagëzua në 1812. Në vitin 1820 u kthye në Virxhinia, në Amerikë.

Xhaxhai i babait të tij ishte një prej burrave më të pasur të asaj kohe, dhe pasi vdiq në vitin 1825 i la Edgarit një pasuri prej rreth 750000 $. Këto para ai i përdori për të blerë një shtëpi. Në vitin 1826, Edgari u fejua me Sarah Elmira Royster, pak para se të niste vitin shkollor në universitetin 1-vjeçar të Virxhnias për studimin e gjuhëve. Në këtë universitet zbatohej një metodë e vecantë studimi, ku studentët ishin të lirë t’i zgjidhnin mësimet, të organizonin mënyrën e zhvillimit të tyre dhe t’i raportonin të gjitha gjërat e gabuara që ndodhnin në të tek autoritetet drejtuese. Ky sistem kaotik i shtynte vazhdimisht studentët që ta braktisnin vitin shkollor. Të njëjtën gjë bëri dhe Poe. Ai filloi të shpenzonte në bixhoz të gjitha paratë që i dërgonte i ati adoptues. Kur u kthye në shtëpi, mësoi se e fejuara e tij, Sarah, tashmë ishte martuar më një burrë tjetër, të quajtur Alexander Shelton. Pas kësaj periudhe, në vitin 1827 ai filloi punë në disa gazeta dhe përdorte emrin Henri Le Rennet.

 

Krijimtaria

Vdekja e të vëllait, e shtyu atë akoma më shumë që të fillonte të shkruante. Faktikisht, ai është i pari shkrmtar amerikan i mirënjohur që ka provuar të jetojë vetëm me të ardhurat e pakta që fitonte me anë të shkrimit. Periudha në të cilën Edgari filloi karrierën e tij, ishte mjaft e vështirë, pasi vëmendja kryesore i kushtohej shkrimtarëve britanikë dhe ajo atyre amerikanë. Shpeshherë, shtëpitë botuese nuk i paguanin shkrimtarët dhe kjo e detyroi Edgarin të kryente dhe punë të tjera të rënda, në mënyrë që të siguronte jetesën. Pasi bëri disa përpjekjë në poezi, e drejtoi vëmendjen drejt prozës. Ai shkroi dramën e tij të parë “Politian” dhe më pas një histori të shkrurtër të titulluar “I gjendur në një shishe”, me anë të së cilës fitoi vëmendjen e John P. Kennedy, një novelist mjaft i njohur nga Baltimora.

Lexo edhe :  Balla takim me diasporën shqiptare në Greqi/ Regjistrohuni në KQZ për votën e 11 Majit

Me ndihmën e tij Poe fitoi një vend pune në një gazetë të njohur të asaj kohe, por ai e humbi vendin e punës pak kohë më vonë, kur u kap në gjendje të dehur nga shefi i tij. Në 22 shtator 1835 ai kërkoi të martohej me kushërirën e tij, Virginia Clemm, e cila në atë kohë ishtë vetëm 13 vjeç. E ëma e Virginia-s pranoi dhe në maj të vitit 1836 ata organizuan një ceremoni martesore, ku u tha se mosha e Virginias ishte 21 vjeç. Gjatë viteve në vazhdim Poe vazhdoi punë në gazeta dhe revista të shumta, si një asistent publikimesh dhe si kritik. Në vitin 1839 ai publikoi veprën e tij “Tregime groteske dhe arabeske” të ndarë në dy vëllime, vepër kjo e cila mori vlerësime të ndyshme. Ai u përpoq të krijonte dhe gazetën e tij, në 1840, të quajtur “Pena”. Pasi “Gazeta e Broduejit” dështoi më 1846, Poe së bashku me Virginia-n u shpërngul në një shtëpi të thjeshtë fshati, në Fordham, që në ditët e sotme njihet si Bronx. Vetëm disa muaj më vonë, në 30 janar 1847 Virginia vdes. Vdekja e Virginia-s besohet se është një nga arsyet që në shumë prej veprave të tij dallohet tema e vdekjes së grave të reja e të bukura. Pas vdekjes së saj, Edgari kaloi në një periudhë mjaft të rënduar. Ai u përpoq të krijonte një lidhje me Sarah Helen Whitman, por edhe kjo lidhje dështoi, për shkak të sjelljes së tij dhe varësisë që kishte krijuar ndaj alkoolit. Pas ndarjes me të, ai u kthye përsëri me të fejuarën e tij në rini, Sarah Elmira Royster.

Fundi

Në 3 tetor 1849 ai u gjend në një gjendje mjaft të rënduar mendore dhe fizike në rrugët e Baltimorës. U dërgua menjëhere në “Kolegjin Mjekësor në Washington” ku edhe vdiq, në 7 tetor 1849, në orën 05:00 të mëngjesit. Gjatë çasteve të agonisë, përsëriste vazhdimisht emrin “Reynolds”, edhe pse nuk dihet se kujt po i referohej. Ishte 40-vjeç kur tha fjalët e fundit: “Zot, ndihmoje shpirtin tim të mjerë!”. Shkaku i vdekjes mbetet një mister. Të dhënat, si certifikata e vdekjes kanë humbur, majde ende nuk dihet arsyeja e saktë e vdekjes së tij. Thuhet se vdiq nga mbidoza e alkoolit. Por ka spekulime se mund të ketë vdekur edhe nga probleme të zemrës, epilepsia, sifilizi apo kolera. Gazetat në atë kohë raportuan vdekjen e Poe si “bllokim të trurit” eufemizma të zakonshëm për vdekjen nga shkaqe të padiskutueshme siç është alkoolizmi.  /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Temperaturat deri -3°C! Reshje dëbore dhe shiu, si parashikohet moti për sot

Depërtimi i masave ajrore të ftohta verilindore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke sjellë një...

Këmbimi valutor 4 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.7 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

A lidhet autizmi me shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë? Jo ashtu siç mendoni

Një studim i madh sfidon lidhjen e supozuar shkak-pasojë midis shëndetit të nënave të ardhshme gjatë shtatzënisë dhe rrezikut të autizmit tek fëmijët e...

Një kumar politik në Gjermani rezultoi mbrapsht, afroi të djathtën ekstreme me pushtetin

Friedrich Merz i CDU-së ka shkatërruar tabunë që kishte mbështetur politikën gjermane që nga lufta. E pamendueshme tani është më e mundur   Jörg Lau   Pllakat tektonike...

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

  Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund të jetë në radhë. Duke...

Lajme të tjera

Web TV