Iu kundërpërgjigj Stresit për çështjen e mbiemrit? Ja çfarë thotë Keisi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi shqiptar, Stresi, gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “NIN” ka folur për raportet dhe ndarjen me Keisin.

“ Vajza më ka pritur. Nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës dhe të presësh dikë me dal nga burgu. Por pas lirimit tim ndodhi diçka shumë e ngatërruar, ishte një keqkuptim. Tani është bërë e madhe, shpresoj që të mos flas më këtë temë. Nuk dua as ta zë më me gojë, nuk ka pse të bëhet ajo objekt bisede, ajo vazhdon jetën e saj. Në çdo intervistë duan të më pyesin për të, por unë dua ta mbyll këtu….siç po thosha, kur dola kisha nevojë të rikuperohesha.

Ishte nata që erdha në Prishtinë, në një emision dhe unë e mbaj mend shumë mirë, që unë nuk kisha punë me askënd. Isha me një shok dhe…nuk ndaloj dot njeri të marrë shoqet e veta, ai shoku mori një shoqe dhe ajo e keqkuptoi dhe siç duket…mezi ka pritur t’i hipë avionit. Ajo është e shtrenjtë për mua, përderisa ka ende mbiemrin tim, mundësi për rikthim nuk mundem të flas. Nuk ka më kontakte me familjen time. U nxitua dhe bëri një deklaratë që nuk i takonte, jam unë, nuk mund të bësh një deklaratë të tillë, ke fjet me mua në gji, ke ndejt me mua, por femrat ta mbajnë inatin. Ta kujtojnë diçka që ka ndodhur që nga dita e parë”, ishte shprehur ai.

Më pas doli një foto e Keisit dhe u tha se iu kundërpërgjigj reperit për çështjen e mbiemrit.

Mirëpo duket se nuk qenka ashtu. Megjithatë për të shuar çdo dyshim ka menduar vetë Keisi e cila ka reaguar në lajmin e revistës “Who”. Ajo tregon se nuk e ka ditur për deklaratën e reperit dhe nuk ka bërë asnjë veprim me tendencë. Madje ajo shton se ata janë akoma të martuar dhe se mban mbiemrin e Stresit.
Ka.Li/fjala.al

Lexo edhe :  RIKTHEHEN TITANËT/Publiku vendosi të fusë në shtëpi grupin e zjarrit për Gjestin (VIDEO)

Image

Të fundit

Zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut

Sot në Lezhë u festua 581 vjetori i Kuvendit të Lezhës, që është  mbajtur me 2 Mars 1444 nga...

Ndahet nga jeta Ferdinand Shkalla, një nga sulmuesit më të mirë të Elbasanit

Komuniteti i sportit elbasanas në zi .Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ,Ferdinand Shkalla, një nga sulmuesit më të mirë dhe më...

Live/ Shqipëria vendi i nderit në Panairin e Turizmit në Berlin,mbahet konferenca

Në Berlin po mbahet konefrenca për shtyp për nisjen e Panairit të Turizmit 2025. Shqipëria këtë vit është zgjedhur vendi i nderit, ndërsa i...

Izraeli pengoi hyrjen e ndihmave në Gaza, Shtetet arabe dhe OKB-ja dënojnë veprimin

Disa shtete arabe dhe OKB kanë dënuar Izraelin për bllokimin e hyrjes së të gjithë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Egjipti dhe Katari deklaruan...

Mëngjesi/ 8 shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë

Një mëngjes i mirë dhe i ekuilibruar ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur, ushqen trupin me lëndët e duhura ushqyese dhe...

Lajme të tjera

Web TV