Kohë tërmetesh dhe përmbytjesh/Xhaçka: Emergjencat Civile të profilizuara për reagim dhe parandalim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është shprehur se Emergjencat Civile janë trjanuar dhe dhe profilizuar për emergjencat.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Xhaçka ka theksuar se kanë nisur një projekt ambicioz për modernizimin dhe transformimin e emergjencave civile.

“Kemi kaluar fokusin nga reagimi tek parandalimi” është shprehur ministrja.

“Kemi nisur një proces ambicioz modernizimi e transformimi të emergjencave civile, duke kaluar një ligj të hartuar me mbështetjen e partnerëve, duke ngritur Agjencinë e Mbrojtjes Civile dhe duke mirëpajisur e trajnuar efektivët e FA të profilizuar për emergjencat. Mbi të gjitha kemi bërë progres në transformimin e qasjes ndaj rreziqeve natyrore, duke e kaluar fokusin, nga reagimi tek parandalimi”.

Tashmë ambicja e emergjencave është sipas ministres Xhaçka anëtarësimi në Mekanizmin e BE-së për Mbrojtjen Civile. “Ia kemi dalë që në vetëm një vit, të arrijmë një nivel gatishmërie e operativiteti që në planet fillestare do të kishte kërkuar së paku 4 apo 5 vjet. Por sigurisht kemi shumë rrugë për të bërë akoma, derisa struktura për të cilën po punojmë të jetë e standardeve që kërkohen për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile”, shprehet Ministrja e Mbrojtjes. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Ushqimi që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumoni

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë...

Më shumë se 70 ish-pjesëmarrës të Eurovisionit kërkojnë përjashtimin e Izraelit

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku...

Elbasan/ Zjarr në levanterinë e një hoteli në fshatin Llixha, lëndohet 69-vjeçarja

Levanteria e një hoteli në fshatin Lixha, Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë natës. Si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa...

Hetimi i krimeve zgjedhore/ 44 kallëzime penale për parregullsi, 20 procedime të hapura

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor,...

57-vjeçari dërgohet i plagosur në spital, dyshimet e policisë në Elbasan

Një 57-vjeçar është transportuar në spitalin e Elbasanit me lëndime në kokë dhe në trup. Policia thotë se 57-vjeçari është transportuar me autoambulancë në...

Lajme të tjera

Web TV