Trump për trupat amerikane në Afganistan: Duhet të jenë në shtëpi para Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhet, presidenti amerikan Donald Trump ka filluar të mendojë për Krishtlindjet. Sipas tij, ky është afati I fundit kur trupat amerikanë në Afganistan duhet të jenë në shtëpi. Përmendim faktin që shumë anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në konfliktet afgane.

Trupat amerikane në Afganistan duhet të jenë “në shtëpi para Krishtlindjeve”. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, vetëm disa orë pasi këshilltari i tij i sigurisë kombëtare tha se Uashingtoni do të zvogëlojë forcat e tij në Afganistan në fillim të vitit të ardhshëm.
Një marrëveshje historike midis Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve në muajin shkurt tha se forcat e huaja do të largohen nga Afganistani deri në maj 2021 në këmbim të deklartave dhe garancive kundër terrorizmit nga Talibanët, të cilët ranë dakord të negociojnë një armëpushim të përhershëm dhe një formulë të ndarjes së pushtetit me qeverinë Afgane.

Trump, i cili po kërkon rizgjedhjen muajin tjetër, e ka bërë largimin nga “luftërat” gur themel të politikës së tij të jashtme, ndonëse mijëra trupa mbeten në Irak, Siri dhe Afganistan.
Vetëm disa orë para deklaratës së Trump, këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien tha se aktualisht Shtetet e Bashkuara kishin më pak se 5,000 trupa në Afganistan. Sipas tij numri do të ulet në më pak se 2,500 deri në fillim të vitit të ardhshëm.

“Në fund të fundit, vetë Afganët do të duhet të hartojnë një marrëveshje, një marrëveshje paqeje. … Do të jetë progres i ngadaltë, do të jetë përparim i vështirë, por ne mendojmë se është një hap i domosdoshëm – ne mendojmë se amerikanët duhet të vijnë në shtëpi “, tha O’Brien.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar dhe Shtëpia e Bardhë nuk pranuan të prononcohen.
Plani i Shtëpisë së Bardhë për tërheqjen e trupave do të jetë pothuajse subjekt i rishikimit nëse Trump humbet ofertën e tij për një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Ndërsa bisedimet po zhvilloheshin në kryeqytetin e Katarit, Doha, shumë ushtarë afganë dhe luftëtarë talebanë janë vrarë në përleshje. Dhjetëra civilë kanë vdekur gjithashtu në javët e fundit.
Rreth 2,400 anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në konfliktin afgan dhe shumë mijëra të tjerë janë plagosur.
E mërkura shënoi 19 vjet që kur Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin për të rrëzuar sundimtarët Talibanë të cilët kishin strehuar militantë të al Kaedës që sulmuan Shtetet e Bashkuara në 11 Shtator 2001.

Lexo edhe :  Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po ndodh në Vlorë? Shpendët e ngordhura ‘pushtojnë’ plazhin

Një fenomen i çuditshëm është parë ditën e sotme pranë plazhit të vjetër në Vlorë. Përgjatë bregdetit janë konstatuar...

Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE

Në 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke ulur kështu siparin e një 6-mujori pararendës të trazuar për Unionin. Në vend...

‘Heroi’ 54-vjeçar në Pogradec shpëton të moshuarin brenda banesës së përfshirë nga flakët

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku një bllok banesash është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve bëhet me dije se 54...

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente dhe shqetësime publike për një...

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet i pajetë në automjet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.   Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës/kb

Lajme të tjera

Web TV