Paskal Milo: Në mes të Beogradit janë fotot e Thaçit, Haradinajt e Veselit me mbishkrimin: Ja kriminelët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo shprehet se ka një fushatë sistematike disavjeçare nga Serbia për të penalizuar drejtuesit e UÇK-së. Milo, i cili prej 15 vitesh viziton rregullisht Beogradin ka parë vetë se fotot e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe ish-komandatëve e drejtuesve të UÇK-së para organit të akuzës në mes të qytetit dhe njerëzve u thuhet ‘’ja kriminelët’’.

Sipas tij, kjo ndikon në opinion pasi Beogradi veç banorëve ka dhe shumë vizitorë. Për më tepër Milo thekson se ato foto ka 7 vite që i sheh dhe kjo ka të bëjë me fushatën e Serbisë e cila është e njëjtë si me atë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Shkoj çdo vit në Beograd, të paktën 15 vitet e fundit, zakonisht në tetor. Dhe shoh. Në mes të Beogradit, para një institucioni qendror shtetëror, fotot e Thaçit, Haradinajt, Veselit, Limajt, Agim Çekut. Dhe thotë ja kriminelët. Dhe apelacioni nga më akuzueset. Të duket e rastit se ata 7 vjet rresht, dhe po këta thirren.

Nuk është rastësi atje. Të jesh i sigurt që në çdo institucion ndërkombëtar, ka një fushatë nga Beogradi, siç ka një çnjohje për pavarësinë e Kosovës, ka fushatë sistematike për të penalizuar drejtuesit e UÇK-së.”- tha Milo për News 24.

Ish- ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo quan ‘lojë e nëndheshme’ zhvillimet e Gjykatës Speciale nga aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit deri tek arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK.

Sipas Milos, këto lëvizje mund të mos kenë fare lidhje me Kosovën, por Kosova po përdoret si kokë turku, për rivalitetet dhe qëllimet gjeopolitike në Ballkan.

Milo thekson se ka një lojë të nëndheshme, dhe në këto raste përdoren instrumente publike e jopublike për të arritur qëllimet ose për të goditur kundërshtarët.

Lexo edhe :  Rama njoftoi mbylljen për 1 vit, reagon TikTok: Do kërkojmë sqarime nga qeveria shqiptare

“Momenti që është zgjedhur nuk është rastësor. Nuk vëmë në dyshim luajalitetin e SHBA në raport me Kosovën. Aq më tepër për zhvillimet e fundit. Ka një lojë të nëndheshme, që shkon përtej Kosovës. Që përdor instrumente publike dhe jopublike në rivalitetet gjeopolitike në Ballkan. Por Kosova do të përdoret si kokë turku për synime më të mëdha.”- tha Milo.

Historiani dhe ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka hedhur një tezë të fortë se prapa dosjeve të Speciales në zyrat e OVL të UÇK fshihen shërbimet e huaja sekrete.

Sipas Milos, nuk mundet që ato dosje, që për t’i kontrolluar duhet të kalohet në shumë ltra, dhe janë të kyçura me 7 palë çelësa të përfundojnë jashtë Gjykatës pikërisht në zyrat e veteranëve. Për Milon ka një dorë të fshehtë të huaj prapa. Fill pas dosjeve të Speciales, u arrestuan kryetari dhe nënkryetari i OVL, dy veteranë lufte, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

“Nuk dua të bëj teori konspirative, por është dora e shërbimeve sekrete të huaja. Ato dosjet që u gjetën në zyra, janë të mbyllura me 7 palë çelësa dhe për të ndërhyra e për ti kontrolluar duhet të kalosh në disa litra. Si mund të hysh direkt dhe t’i marrësh.

Prandaj për mua është dorë e shërbimeve sekrete të huaja sa i përket dosjeve tek zyrat e OVL të UÇK”, tha Milo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV