Çfarë i bën stresi zemrës, si ta shmangni dhe ta trajtoni?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stresi, depresioni, ankthi dhe probleme të tjera mendore, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thotë një studim i ri.

Studimi 4-vjeçar analizoi intensitetin e shqetësimeve mendore mes 200 mijë individëve të shëndetshëm mbi moshën 45-vjeçare. Historiku familjar i këtyre individëve nuk përfshinte raste të sëmundjeve të zemrës.

Në fund të studimit, rezultoi se rreziku i sëmundjeve të zemrës rritej me 18% për gratë dhe 30% për burrat që vuajnë nga shqetësime mendore.

Në analizën e riskut u përfshinë edhe faktorë të tjerë siç është duhan pirja, pirja e alkolit dhe kequshqyerja. Sipas studiuesve, rreziku i ishemisë ishte më i lartë tek personat e stresuar.

Sipas studimit, meshkujt janë më të rrezikuar nga ataku në zemër.

Kjo ndodh sepse ata janë më pak të prirur të kërkojnë kujdes mjekësor ndaj sëmundjeve fizike dhe mendore. Nga ana tjetër, mjekët nuk përjashtojnë edhe idenë që femrat mund të kenë edhe ndonjë mbrojtje hormonale të panjohur sa i përket sëmundjeve të zemrës.

Si të menaxhoni stresin dhe të mbroni zemrën

Studime të tjera për këtë çështje, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë konfirmuar se stresi, veçanërisht ai afatgjatë, është i dëmshëm për zemrën dhe rrit tensionin.

Stresi, si ta largoni nëpërmjet këtyre teknikave

-Flini gjumë mjaftueshëm

Cilësia e keqe e gjumit ka një ndikim të fortë tek humori, vëmendja, energjia dhe shëndeti fizik.

Nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të stresuar dhe më pak të prekur nga tensioni i lartë afatshkurtër.

-Aplikoni teknika qetësuese

Qetësimi i muskujve, frymëmarrja e thellë e të tjera si këto janë baza e teknikave të qetësimit që largojnë stresin.

-Ruani marrëdhëniet shoqërore

Ekspertët rekomandojnë që të ruani dhe forconi marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë thelbësore kundër stresit.

Lexo edhe :  Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

-Përpiquni të qëndroni larg konflikteve

Zbuloni burimin e situatave stresuese dhe konflikteve. Nëse përballeni me konflikte familjare ose në punë, përpiquni që të përvetësoni teknika të ndryshme përballjeje dhe zgjidhjeje, mundësisht qëndrojini larg.

-Kujdesuni Për Veten

Lufta kundër stresit nis nga vetja. Përpiquni të relaksoheni, ushqehuni ngadalë, përqendrohuni tek shija dhe ndjesia që të jep çdo kafshatë.

-Ecni dhe dëgjoni muzikën tuaj të preferuar

-Kërkoni Ndihmë

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga bashkëshorti, partneri, miqtë dhe fqinjët. Nëse stresi dhe ankthi janë të vazhdueshëm, konsultohuni me një mjek.

Përveç këtyre hapave rekomandohet një stil jetese e shëndetshme. Një stil i tillë përfshin ushqyerjen e shëndetshme, lënien e duhanit, aktivitetin fizik. Konsumi i frutave, perimeve, drithërave të plota, proteinës pa dhjamë dhe yndyrave të shëndetshme ju vjen në ndihmë jo vetëm kundër stresit por edhe tensionit të lartë të gjakut.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV