Kore e Veriut/ Gati për paradën madhështore të fundjavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut duket se po përgatitet për një paradë të madhe këtë fundjavë, për të shënuar përvjetorin e 75 të partisë së punës në vend.

Eventi që do të ndiqet me interes për ndonjë shenjë përmirësimi në aftësitë bërthamore dhe raketore të regjimit, pritet të jetë më i madhi i këtij lloji në historinë e vendit.

Sipas “38 North”, një faqe interneti që monitoron Korenë e Veriut, imazhe të fundit nga satelitët sugjerojnë se në paradë do të marrin pjesë mijëra trupa që do të parakalojnë para liderit të tyre, Kim Jong Un.

Por, njohësit e Koresë së Veriut thonë se Kim duhet të gjejë një mënyrë efikase për ti kujtuar SHBA se ai ka bërë përmirësime në aftësitë raketore të regjimit, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, por duke lënë hapur një dritare për rifillimin e bisedimeve për denuklearizimin.

Ato do të ndiqen nga tanke dhe mjete të blinduara, por interesi do të fokusohet tek kulmi i spektaklit, kur Kim do të nis  një mesazh të fuqishëm Uashingtonit, duke prezantuar raketat e reja me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin SHBA. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Rama ndan lajmin e bukur/ Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël

Në këtë ditë Krishtlindjeje, në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit, erdhi në jetë...

Zvicra në Zi/ Skiatorja Sophie Hediger, vritet nga një ortek pas ditëlindjes së saj

Zvicra është në zi për humbjen e skiatores Sophie Hediger, e cila vdiq tragjikisht të hënën në moshën vetëm 26-vjeçare, pas një orteku në...

Gonxhja: Mbi 100 operatorë ekonomikë të regjistruar në OBP, në 20 ditë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e vlerësoi sukses të risisë së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), për regjistrimin e Operatorëve...

Përse Britania e shpalli “non grata” Sali Berishën? Flet ambasadori Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, i ftuar në një intervistë televizive ka komentuar çështjen e shpalljes “non grata” të Sali...

Dëbora shkakton problematika në Kosovë/ Bllokohen një pjesë e rrugëve

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë njofton se pas reshjeve të borës, rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda. Sipas përditësimit të...

Lajme të tjera

Web TV