Vrau vëllain e Talo Çelës, policia shpall në kërkim 37-vjeçarin nga Dibra (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti për 37-vjeçarin Nuredin Dumani pasi akuzohet se është një nga ekzekutorët e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se pas 20 ditësh hetim strukturat e Policisë së Elbasanit nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë arritur të identifikojnë një nga ekzekutorët e Bujar Çelës. Ngjarja ka ndodhur më 17 shtator 2020 në rreth-rrotullimin e Bardasheshit, në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Nuredin Dumanin të lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intensive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Pse është me nerva Albin Kurti, edhe pse fitues?

Gjasat janë që kryeministri i Kosovës mbrëmë, nuk ka folur për opozitarët, por për ndërkombëtarët, të cilët duken se...

Pas asaj që përjetoi,a do futej sërish Fifi si banore në “Big Brother VIP Albania”?

Ditën e djeshme, Fifi, realizoi një ‘ask me’ në Instagram me ndjekësit e saj. Në mesin e shumë pyetjeve nuk mungoi as ajo për...

Trump shpjegon pse dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se e ka seriozisht në dëshirën që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara në një...

Makina më e gjatë në botë, AKOMODON 75 persona dhe madje ka PISHINË brenda…

E ndërtuar nga gjashtë limuzina Cadillac El Dorado të vitit 1976, The American Dream është mbi 30 metra i gjatë dhe ka hapësirë ​​të...

Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt

Princesha Sofia e Suedisë  ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre...

Lajme të tjera

Web TV