Ministri grek jep sinjale të forta për njohjen e Kosovës nga Greqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zhvilloi ditën e sotme një vizitë kombëtare në Kosovë.

Dendias ka dhënë sinjale të forta se Greqia shumë shpejt do të njohë Pavarësinë e Kosovës. Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga homologia e tij, Meliza Haradinaj. Dendias ka thënë se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e shpresës për njohje, por e vendosjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Ne jemi fqinjë dhe shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor. Nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve”. “Dendias vjen me një mesazh shumë të mirë që marrëdhëniet tona po thellohen, jo vetëm në drejtimin e integrimit evropian, por edhe në drejtimin e thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”.

Ministri Dendias ka zhvilluar një takime të ndara edhe me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryetaren e parlamentit, Vjosa Osmanin, si dhe Ministren e Jashtme Meliza Haradinaj. Pas takimeve nuk ka pasur deklarata për media. Nëpërmjet një komunikate për mediat, zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet këtyre dy vendeve. Kosova e cilëson të rëndësishëm rolin përkrahës të Greqisë ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATOs, organizata këto për të cilat aspiron Kosova. Në takim u tha të jetë diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Argita Malltezi paraqitet në SPAK

Argita Malltezi, vajza e kreut të PD Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. 'Jam thirrur për çështjen...

Indeksi/ Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon

Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit...

Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Groenlanda është...

“Ngrin” euro, paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme

Sot, më 9 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë dhe shitet 95.8 lekë. Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa...

Media kolumbiane/ Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe ekspertëve të udhëtimeve –...

Lajme të tjera

Web TV