SHBA/ Trump : Refuzojmë çdo mbështetje të talebanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tim Murtaugh, pjesë e stafit elektoral të presidentit amerikan deklaroi se  Donald Trump ka pohuar se hedh poshtë mbështetjen e talebanëve, të cilët duhet ta dinë mirë se presidenti Trump do të mbrojë gjithmonë interesat amerikane me çdo kusht. 

Ndërkohë, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha se shpresonte që presidenti amerikan, Donald Trump t’i fitonte zgjedhjet e radhës presidenciale në SHBA.

“Shpresojmë që Trump të fitojë zgjedhjet dhe t’i japë fund pranisë ushtarake amerikane në Afganistan”, tha Mujahid në një prononcim përmes telefonit për kanalin amerikan CBC.

Trump, i cili u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasi u infektua me COVID-19 dhe u trajtua në spital, bëri një deklaratë në Twitter dy ditë më parë në lidhje me situatën e fundit në Afganistan.

“Ushtarët tanë të paktë të guximshëm që janë në detyrë në Afganistan duhet të jenë në shtëpi deri në Krishtlindje”, tha ai.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, më 10 shtator, Trump kishte paralajmëruar uljen e numrit të trupave në Afganistan në katër mijë dhe në Irak në dy mijë “brenda një kohe të shkurtër” Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Me flamurin kuqezi, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren Shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e...

Zgjedhjet në dy komuna të vogla, test për pushtetin e Vuçiçit

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet të jenë testi i...

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund të luftojnë ndonjë sulm...

Gazetarët e frontit që bien theror në vijën e zjarrit

Nga Leonard Veizi Në vendet e paqta gazetarët anatemohen. Në vendet e zjarrta ata vriten. Në këtë botën tonë ku ndryshku mbulohet me bojë, – që...

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit. Rezoluta e...

Lajme të tjera

Web TV