Maska me detyrim në publik/ Veliu: Policia të enjten në terren, tregohuni bashkëpunues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë një apel për të gjithë qytetarët për respektimin e masave anti-Covid.

Gjatë një deklarate për mediat, Veliu theksoi se duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet.

“Rastet e shtetasve të infektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit.

Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet.

Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shëndetësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit”, u shpreh Veliu.

Më tej ai theksoi se qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi.

“Me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes”, shtoi ai.

Veliu bëri me dije se Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë.

“Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës.

Lexo edhe :  Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi.

Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre.

Ndaj duke besuar se qytetarët do të jenë në krahun tonë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë, bëj thirrje që të gjithë bashkë të tregojmë se vetëm duke respektuar rregullat mund të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të këtij virusi të rrezikshëm”, përfundoi ai./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2884241041862248

Të fundit

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare...

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për herë të parë numri i...

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është...

Endri Shabani i shtang të gjithë: PD nxori grupe të armatosura për vota

Kreu i Nisma Thurje dhe bashkëdrejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet, Endri Shabani bëri deklarata të forta në studion e News24. Shabani u shpreh se PD...

Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive

Qershitë janë një nga frutat më të shëndetshme! Një filxhan, ose rreth 21 qershi, përmban më pak se 100 kalori dhe 15% të nevojave...

Lajme të tjera

Web TV